Momenti i takimit të Eleni Topaloudi me shqiptarin

Kronikë
Top 24

Vrasja në Rodos/ Publikohen pamjet nga momenti i takimit të shqiptarit me 21-vjeçaren greke

6 Dhjetor 2018, 09:12| Përditesimi: 6 Dhjetor 2018, 13:44

  • Share

GREQI- Vazhdon saga e vrasjes së 21-vjeçares në ishullin e Rodosit nga një shqiptar dhe një grek.

Mediat greke kanë postuar një video nga momenti i takimit mes 19-vjeçarit shqiptar dhe Eleni Topaloudit në natën fatale të 27 nëntorit.

Nga dëshmitë e të rinjve, polumbarët kanë shkuar në prani të vendit ku u gjet trupi dhe pas kërkimeve janë gjetur sende të saj personale dhe hekuri që u përdor për ta goditur studenten. Por avokati i familjes të së resë greke, Alex Kugias ka bërë një kërkesë që të jetë i pranishëm gjatë marrjes në pyetje të 21-vjeçarit grek dhe 19-vjeçarit shqiptar pasi sipas tij ka shumë boshllëqe në dëshminë e tyre.

E reja greke u godit me një hekur në kokë pasi refuzoi kërkesën e dy të rinjve për të shkuar në shtëpinë e njërit prej tyre. Pasi e goditën me një shufër hekuri pas kokës, të rinjtë e hodhën vajzën në det pasi e pandehën të vdekur. Por sipas raportit mjeko-ligjor e reja vdiq nga mbytja dhe jo nga goditja pas koke. 

Komento

Komente

  • Fadil plhe gjoleka: 06/12/2018 22:03

    Ky kriminel ordiner duhet varur në litar. Ky krimb që poshtron emrin e Shqiptarit si duhet as dreqit. Ky krimb e ka vëndin posht dheut .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?