Vrasja në Rrëshen, reagon dioqeza katolike: Mjaft më, kush merr jetë një ditë do të japë llogari

16 Dhjetor 2020, 13:30| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 13:32

  • Share

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, është shprehur i revoltuar për zinxhirin e vrasjeve në Rreshën.

Ai ka reaguar pas vrasjes së Anton Kelit në Mirditë mbrëmjen e kaluar dhe bën thirrje që t’i thuhet mjaft vrasjeve dhe gjykimi t’i lihet vetëm zotit.

Mjaft më me vrasje. Qyteti jonë, Rrësheni, u përgjak sërish. Prapë një vrasje tjetër pa autor apo me autor në drejtim të paditur. Për fat të keq, na janë bërë të shumta drejtimet e paditura, në një sistem drejtësie ende larg atij të një vendi normal europian. Janë të tepërta këto pesha që po i ngarkohen shpesh qytetit tonë të vogël, këto kohët e fundit.

Kushdo që merr jetën e një njeriu ta dijë se një ditë do të japë llogari. Mund t'i fshihet drejtësisë së njerëzve, mund të humbasë gjurmët, por nuk i fshihet dot gjykimit të Zotit e as gjykimit të ndërgjegjes së vet.

Nuk kam fjalë tjetër për ata që kanë gisht në këto punë përveçse: Pendohuni! Kthehuni kah Zoti! Lërjani Zotit gjykimin. Do të vijë një ditë gjykimi i Zotit, në këtë botë e në tjetrën. Nuk do t'i shpëtojë dot askush atij gjykimi. Sa jeni gjallë keni kohë të silleni kah e mira, kah falja dhe paqja.  Lum ata që duan paqen dhe urrejnë të keqen, sepse do të quhen bijtë e Hyjit. Mjaft më me vrasje! Mjaft", thuhet në mesazhin Dom Gjergj Metës.


Lajmi kryesor:

Vrasja e Anton Kelit në Rrëshen, shoqërohen disa persona! Flet pronari i marketit: Erdhi më tha vetëm 'jam plagosur në makinë e i ra të fikët'!


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?