Shkodër/ Valter Fjerza u vra pa faj! Shkoi të ndante sherrin e të vëllait për parkimin, u qëllua me kallashnikov! Në kërkim autori dhe 3 të tjerë

22 Shtator 2023, 08:35| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 13:12

  • Share

SHKODËR- Valter Fjerza, 33-vjeç u vra mbrëmjen e së enjtes (21 shtator) në fshatin Hot i Ri të Shkodrës vetëm pak metra larg banesës së tij. I ri po shkonte me makine në lokalin e fshatit pasi kishte mësuar se i vëllai, Kol Fjerza po konfliktohej me 5 djem të fisit Mhilli. Sherri mes Kol Fjerzës dhe autorit të dyshuar, Klodian Mhilli kishte lindur për një vend parkimi në rrugicën e lagjes. 24-vjeçari Mhilli prentedonte se 35 vjecari Fjerza i kishte bllokuar rrugën për të hyrë në banesë. Autori është ende në kërkim, ndërsa është arrestuar edhe vëllai i autorit, Paolo Mhilli.

Duket se ky ishte një konflikt i hershëm mes tyre, ç’ka percepitoi në një sherr me tone të larta në lokal. 24-vjecari kishte marrë me vete 4 familjarë për tu përballur me Kol Fierzën. Ndërsa viktima Valter Fjerza nuk ishte pjesë e konfliktit. Ai shkoi në ambientet e jashme të lokalit pasi mësoi se vëllai ndodhej vetëm përballë 5 djemve të moshës nga 20 deri në 38 vjec, të cilët ishin të armatosur. Sapo ka parë Valterin të zbriste nga furoristrada, 24-vjecari Klodian Mhilli ka qëlluar me automatik drejt tij duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i pajetë i 33-vjecarit u gjet nga policia jashtë makinës, ndërsa autori dhe 4 të tjerët u arratisën.

Mëngjesin e kësaj të premteje, 22 shtator, policia e Shkdorës bëri të ditur se ka sekuestruar një armë pistoletë në vendngjarje, që dyshohet se e posedonte autori por që nuk është përdorur në krim.

Policia thotë se Fjerza u qëllua me automatik, i cili ende nuk është sekuestuar, ndërsa në vendngjarje u mblodhën 3 gëzhoja. Klodian Mhilli që dyshohet se kreu vrasjen, kushërinjtë e tij, Aleksandër, Luçiano Mhilli si dhe Enton Dushaj janë janë shpallur në kërkim nga blutë e Shkodrës.

Ora 12:34
Vrasja e Valter Fierzës në Shkodër, arrestohet vëllai i autorit, Paolo Mhilli

1695329638_valterfierza.jpg

Policia ka arrestuar Paolo Mhillin, vëllain e autorit të vrasjes së Valter Ferzës ditën e djeshme në Shkodër, Klodian Mhillit.

Ky i fundit ndodhet aktualisht në kërkim  nga policia sëbashku me 4 persona të tjera për vrasjen e 33-vjeçarit.

 

Ora 10:29
Vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, policia: Në kërkim autori dhe katër të tjerë! Gjenden 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes

1695329812_valterfejza.jpg

Policia e Shkodrës ka dhënë njoftim mbi vrasjen e ndodhur një natë më parë në Shkodër. Përveç autorit, policia ka shpallur në kërkim edhe katër të tjerë, që dyshohet se janë përfshirë në konfliktin që më pas agravoi deri në vrasjen e të riut Valter Fjerza.

Ai dyshohet se është qëlluar me kallashnikov, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 3 gëzhoja.  

“Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, jashtë një lokali, u vra me armë zjarri një 33-vjeçar. Policia identifikon dhe shpall në kërkim 24-vjeçarin që dyshohet se qëlloi me kallashnikov, në drejtim të automjetit me drejtues 33-vjeçarin. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 shtetas të tjerë, të dyshuar të përfshirë në konflikt.

Gjenden dhe sekuestrohen një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedonte 24-vjeçari dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje. Si rezultat i punës intensive hetimore, të kryer nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:48, në fshatin Hot i Ri, ku për shkak të një konflikti të çastit, u vra me armë zjarri kallashnikov, shtetasi V. F., është bërë e mundur zbardhja e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimi i shtetasve të përfshirë në të.

Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. M., 24 vjeç, A. M., 23 vjeç, P. M., 22 vjeç dhe L. M., 20 vjeç, të gjithë banues në fshatin Hot i Ri, si dhe shtetasi E. D., 38 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta 5 shtetas janë përfshirë në një konflikt të çastit, për motive të dobëta, jashtë një lokali në fshatin Hot i Ri, me vëllanë e 33-vjeçarit, shtetasin K. F., 35 vjeç. Pas konfliktit, drejt vendit të ngjarjes është afruar me automjet, shtetasi V. F. Sapo ka parë automjetin, shtetasi K. M. dyshohet se ka qëlluar disa herë, me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të 33-vjeçarit, i cili për pasojë, mbeti i vrarë.

Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë (dyshohet në posedim të shtetasit K. M.) dhe 3 gëzhoja që u gjetën në vendngjarje. Vijojnë kërkimet intensive për kapjen e 5 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për gjetjen e armës me të cilën është kryer vrasja, si dhe vijojnë hetimet e thelluara për të individualizuar përgjegjësinë penale për këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/09/2023 01:32

    I ashtuquajturi /konflikt i castit per motive te dobeta/-sipas percaktimit te policise, ne mendjet shterpa te ketyre tipave merr permasat e /konflikt i vjeter,i gjate e shume i ashper per motive jashtezakonisht te renda/ edhe pse zakonisht behet fjale per nje parkim,nje shteg,nje veshtrim ne dukje ngulmues e i gozhduar,nje gervishtje makine,nje parakalim me ferkim rrotash,nje sharje nga familja e fisi,nje vajze qe u pelqen,nje borxh i pakthyer,apo nje gote me shume dhe sqarimet paqesore qe i perdor me sukses cdo shoqeri e civilizuar,per //trimat// tane me kobure ne vend te trurit,nenkupton vetem dy gjera,ose dajak,ose vrasje.

    Përgjigju
  • Turi: 22/09/2023 14:06

    Gjithmone kerkojme fajtorin andej ose ketej por ne te vertete fajin e kemi vete se jemi kthyer ne egersira pa respekt dhe dashuri per te tjeret . Duhet te ndryshoje menyra e edukimit te brezit te ri ose do te shuhemi si komb

    Përgjigju
  • Arbëri: 22/09/2023 12:53

    Është vet shteti dhe pushteti që po e vret këtë popull edhe fizikisht edhe psiqikisht, këtu në këtë vend vendos serbia fashiste më tradhtar vendas

    Përgjigju
    • Or tej: 22/09/2023 13:20

      Ku parkingu, ku shteti, ku serbi or teeeejjjjj

  • Policia: 22/09/2023 08:59

    Vertet besoni ato qe shkruani aman… nuk ekzekutohet njeri per parkim.. apo harroni sa CANABIS u mboll andej perpjet… per ate pune qe ka 30 vjet qe ndodh .. prandaj vriten ne ate zone , e jo per parkime

    Përgjigju
    • Beni: 22/09/2023 15:24

      Afganet zakonisht vriten me pushtuesin

    • Pupupupu: 22/09/2023 11:46

      Te vrasin edhe për një parkim o shok te vrasin...po su edukuar si popull keqe kemi punën...gjynah 33 vjec djali per nje llaf goje..Afganistan te kam rixhan janë me te sigurte se ne

    • Prikurori: 22/09/2023 09:39

      Po nuk besove parkimin e gabuar, atëherë e kanë vra se i ka shkue shtrembt.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?