Vrasja në Shkodër për pagesën e qirasë, flet gruaja ku u fsheh Vuksani: Erdhi me armë e më tha mos ki frikë

4 Maj 2023, 13:21| Përditesimi: 4 Maj 2023, 13:34

  • Share

 1683096744_finalprojekt.00582018.Still036.jpg

Gruaja në të cilën shkoi që të fshihet Lekë Vuksani, pas vrasjes së Petrit Vukanit, në dëshminë e saj është shprehur se ai i ishte futur në banesë me armë në dorë e i ka thënë se nuk të bëj asgjë.

“Leka erdhi në banesën time dhe u fut brenda pasi më kërkoi t’i hapja derën. Kur u fut shoh që kishte armën në dorë dhe nuk dija si të veproja. Leka më tha se nuk do të bëj asgjë ndaj mos u tremb, kam ardhur vetëm për të qëndruar këtu. Nuk e dija se çfarë të bëja sepse ishte errësirë. Më tha që të mos tregoj se ndodhej aty deri sa erdhi policia dhe e arrestoi. Pavarësisht se më tha që të mos kem frikë, isha e frikësuar edhe pse gjatë kohës që qëndroi bëri një sjellje normale”, deklaroi gruaja në banesën e të cilës qëndroi për disa orë autori i dyshuar i vrasjes.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Vrau pronarin e shtëpisë që kishte me qira, dëshmia e 34-vjeçarit: Automatiku ishte i Petritit, më nxori jashtë! U fsheh në banesë tjetër, pronarja: Më tha mos ki frikë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?