Esat Cani, Elida Cani dhe Dëfrim Kurti

Vrasja në Tiranë pas tradhtisë me shokun e burrit. Vëlla e motër merren të pandehur

8 Janar 2020, 12:38| Përditesimi: 8 Janar 2020, 12:51

  • Share

Një vrasje e ndodhur një vit më parë në Zall-Bastar, pasi motra e autorit të krimit tradhtonte bashkëshortin me viktimën e quajtur, Arben Gjeçi, ka çuar para gjykatës, tre persona të pandehur.

Esat Cani, Dëfrim Kurti dhe bashkëshortja e këtij të fundit, njëherësh dhe motra e Esatit, Elida Cani, janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë për akuzën e "Plagosjes së rëndë me dashje", me pasojë vdekjen e Arben Gjecit, "Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës" dhe "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".

Sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës, viktima Arben Gjeçi,ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me Elida Canin, motrën e autorit të krimit, Esat Cani. Kjo marrëdhënie jashtë martesore është pikasur nga Esat Cani, i cili ka filluar të ndjekë me përpikëri lëvizjet e 34-vjeçarit Gjeçi, i cili vetëm pak minuta para se të vritej, ndodhej në një kafene të fshatit Zall-Bastar me bashkëshortin e Elida Canit, me të cilën Gjeci kishte krijuar lidhjen e fshehtë. Pasi i ka dhënë një gotë raki, Dëfrim Kurtit, bashkëshortit të Elidës, Arben Gjeçi, është larguar nga kafja duke e lënë të vetëm Dëfrimin, dhe ka marrë rrugën drejt shtëpisë së Elida Canit, ku kjo e fundit e priste në një ambient të jashtëm të banesës.

Por kjo lidhje e fshehtë ishte zbuluar nga vëllai i Elidës, Esat Cani, i cili ka filluar të monitorojë lëvizjet e Arben Gjeçit, derisa e ka gjetur atë së bashku me motrën e tij, në një kasolle. Esat Cani, e ka qëlluar disa herë në kokë me një shufër hekuri, ku fillimisht Arben Gjeçi është plagosur rëndë dhe më pas ka vdekur.

Goditja është kryer sapo Gjeçi kishte përfunduar marrëdhënien seksuale me motrën e tij, dhe Gjeçi është veshur dhe ka dalë nga kasollja. Pas këtij krimi, autori Esat Cani ka shpjeguar se është larguar në banesën e tij dhe është shtrirë për të fjetur.

"Shqiptarja.com" sjell rrëfimet e tre të pandehurve të kësaj dosje, ku veç tregimit të dinamikës së këtij krimi të rëndë, burrë e grua kanë treguar dhe se si janë përpjekur për të fshehur provat. Elida Cani, ka marrë në telefon fillimisht vëllanë e viktimës, Musa Gjeci, duke i shpjeguar se çfarë ka ndodhur, por ka shtuar se nuk ka qenë e sigurte nëse e ka dëgjuar, pasi frynte erë. Më pas ka marrë në telefon duke lajmëruar burrin duke i thënë se pranë banesës së tyre është një person i vdekur. Njëherësh Elida, ka marrë në telefon burrin e saj Dëfrimin, duke i shpjeguar se Arbeni kishte ardhur që ta takonte dhe se dikush e kishte vrarë. Dëfrim Kurti, fillimisht e ka pyetur nëse e dinë prindërit dhe më pas e ka udhëzuar që të pastrojë të gjithë gjakun dhe gjurmët, të cilat Elida, i ka mbuluar me tallash. Kurti, pasi ka ardhur e ka marrë Gjeçin, duke dërguar trupin në një rrugë të fshatit, ndërsa më pas ka lajmëruar të afërmit e tij, se e ka gjetur të plagosur. Kurti ka fshehur më pas bluzën me gjak dhe telefonin e viktimës për të humbur gjurmët.

Dëshmia e Elida Canit: Ne kishim një lidhje prej disa muajsh, atë natë e kishim lënë për t'u takuar. Burri nuk ishte në shtëpi, pasi ndodhej në lokal, ndërsa vjehrrin dhe vjehrrën i kishte zënë gjumi. Doja ta anuloja takimin, por Arbeni nuk pranoi dhe më kërkoi që të takoheshim. Me Dëfrim Kurtin jemi martuar para dy vitesh. Arbeni erdhi kur im shoq nuk ishte në shtëpi. Vendi ku takoheshim ne të dy është një dhomë e veçuar nga shtëpia. Pata merak se mos vinte burri dhe i thashë Arbenit, por ai më tha të rrija e qetë se burri po pinte kafe. Kryem marrëdhënie dhe kur po vishej më tregoi se kishte qenë i frikësuar gjithë ditën, pasi kishte pasur idenë që dikush po e ndiqte. Nuk pashë askënd se kush e qëlloi, sepse aty është një mur që s’të lejon të shikosh. Dola me vrap dhe e pashë të përpëlitej, hodha sytë ngado, por nuk pashë askënd. Arbeni gjendej aty në mes të pellgut me gjak. Në lidhje me ngjarjen unë shpjegimet do i jap vetëm në prani të avokatit. Jam e traumatizuar nga ngjarja që ka ndodhur. Mua më tha burri që të fshija gjakun dhe e fshiva. Jam e penduar, më shumë do të flas në gjykatë.

Dëshmia e Esat Canit: Një ditë kur u ktheva nga Greqia, ishim si pasagjerë në makinën që drejtonte Arbeni. Bashkë me mua ishte edhe ime motër dhe e fejuara ime. Arbeni po sillej çuditshëm dhe unë aty në atë çast dyshova se ai ose ishte lidhur me motrën time ose me të fejuarën time. Ditën e ngjarjes dola nga banesa dhe i thashë babait që po iki për në punë, kur po kaloja te lokali, pashë furgonin e tij, por jo atë. Aty dyshova, vajta i thashë pronarit do të iki se kam babanë sëmurë, por ai më tha se nuk ka leje, por unë ika. Në këtë moment shkova në shtëpi mora një shufër hekuri dhe ika të shtëpia e motrës dhe qëndrova pas kashtores. Nga ai pozicion pashë te dera ku depërtonte drita një lëvizje, pasi u hap dera doli Arben Gjeci. Ai më pa dhe filloi që të qeshte me ironi. Unë e godita me hekur pas koke dy tre herë dhe ika qetësisht në shtëpi. Kur ika në shtëpi e hodha shufrën. Babai më pyeti se çfarë ke, i thashë nuk kam gjë dhe shkova që të fle, nuk kam pasur qëllim që ta vrisja, por ta rrihja që të vuante ca kohë.

Dëshmia e kunatit të autorit Dëfrim Cani: Më telefonoi Elida (gruaja) dhe më tha hajde më dërgo te shtëpia ime. Unë kisha lëvizur nga ai lokal dhe ndodhesha pak larg, në një lokal tjetër, 20 minuta larg shtëpisë. I thashë kam punë tani, herë tjetër. Ajo më telefonoi sërish duke qarë më tha hajde shpejt, në shtëpinë tonë gjendet një burrë i gjakosur, dikush ka qëlluar Arben Gjecin. Pastaj më tha sërish me mua bëj ç’të duash, ai ishte tek unë. Kur shkova e pyeta nëse dinte gjë mami dhe babai dhe për shkak të fjalëve që mund të hapeshin në fshat vendosëm që të tregonim skenarin që Arbeni ishte plagosur në rrugë dhe e nxorëm trupin jashtë banesës.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • karidi: 09/01/2020 08:27

    pun kurvas..

    Përgjigju
  • Vlore2: 08/01/2020 13:27

    Fshatarë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?