Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që ka tronditur Astirin ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Viktima është V.T. 28 vjeç, ndërsa po bëhet rrethimi i plotë i zonës për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.
Njoftimi i plote
Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë rrethimin e zonës në një perimetër të gjerë.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Vritet pranë lokalit 28-vjeçari i deportuar nga Franca për trafik droge! Autori e thirri në emër /VD
/r.k./ReportTv.al