Vrasja në Tropojë, 9 burra u përfshinë në sherr për muzikën! Policia: Ishin të dehur! Në kërkim vrasësi i 24-vjeçarit

13 Korrik, 13:03| Përditesimi: 13 Korrik, 15:32

  • Share

Kur kanë kaluar dy ditë nga vrasja e të riut Adrian Pepkolaj, policia e Tropojës ende nuk ka arritur të arrestojë autorin e krimit, 40 vjeçarin Saimir Sadiku. Ai qëlloi me thikë 24-vjecarin pas një sherri masiv në një lokal në fshatin Rrajë të Fierzës, pasditen e 11 korrikut.

Burime nga policia thanë se dy grupe të rinjsh kanë qenë duke konsumuar alkool deri në çastet para konfliktit, efekti i të cilit mendohet se ka nxehur gjakrat mes tyre. Gjatë sherrit kanë përdorur shishe të pijeve alkolike dhe thika duke kthyer ndenjen në tragjedi. Gjithçka ka nisur pas një debati për muziken e larte ne lokal, thane burimet policore.

24- vjeçari, Adrian Pepkolaj ndërroi jetë në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur vëllai i tij Valentin Pepkolaj, 32-vjeç, dhe Shkëlzen Kukaj, 45 vjeç.

Në kërkim është shpallur Saimir Sadiku, banues në fshatin Dushaj të  Tropojës, ndërsa u prangosen shokët e tij, Andrin Qehaja, Xhevolin Macaj, Altin Shpendi, Anton Boçi, Jetmir Kuraj.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tironci: 13/07/2024 16:48

    leni shpellaret t hajn koken me njoni tjetrin, nuk ishte budalla xhaxhi Enveri qe i la larg shqipris mesme

    Përgjigju
    • A...Zh: 13/07/2024 17:41

      tironci, Zoti te falte!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?