Në lidhje me ngjarjen e rëndë në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të plagosur pas sherrit për vendosjen e shezlongëve, ministri Çuçi tha se policia ka pasur ankesë nga palët se përse u është dhënë leja atij apo këtij, por jo denoncim se ndiheshin të kërcënuar për këtë gjë.
“Policia nuk jep leje për shezlong dhe nuk jep leje për mënyrën se si do të shpërndahen plazhet. Problemi konkret lidhej me faktin se kush e ka pasur më parë dhe kush e ka sot dhe këtu duhet të ndërhyjnë institucionet që merren duke filluar që nga pushteti vendor. Në rastin konkret nuk ka pasur denoncim të këtyre dyve që u përfshinë në ngjarjen në Velipojë, jua them me bindje të plotë. Mund të ketë pasur një ankim pse ja keni dhënë lejen këtij, por nuk është policia ajo që jep leje. Por denoncimin që jam kërcënuar për shkak të kësaj gjëje nuk ka pasur” tha Çuçi
Lajmi kryesor:
Vrasjet dhe aksidentet, Çuçi drejton gishtin nga prokurorët e gjyqtarët: Po lirojnë kriminelët, s'kam përgjegjësi morale! Brenda javës prezantohen drejtorët e rinj të policisë
//ReportTv.al