Kronikë
Top 24

Fqinja: Burri e dhunonte, gruaja e denoncoi dhe më pas e fali për hatër të fëmijëve (VIDEO)

6 Shkurt 2019, 12:59| Përditesimi: 6 Shkurt 2019, 13:26

  • Share

Njëra nga fqinjet e çiftit Lera në Vlorë shprehet për Report Tv se Teodor Lera e dhunonte vazhdimisht gruan e tij. Ajo thekson se në një rast, Eva Lera e denoncoi në polici burrin për dhunë, por më pas e tërhoqi denoncimin për hatër të fëmijëve, ndërsa sot ai e mbyti. "Vajza e madhe është në Amerikë, djali në Angli, ndërsa vajza e vogël studente. Ziheshin shumë, edhe ai ushtronte dhunë. Ajo e ka denoncuar më parë për dhunë, e dënuan, dhe kjo e fali për hatër të fëmijëve. Gruaja thoshte që për hatrin e fëmijëve do e falte. Ai nuk punonte, vetëm gruaja çfarë shiste në dyqan" tha ajo.


Lajmi kryesor:

Krim në familje në Vlorë, burri mbyt gruan dhe tenton vetëvrasjen duke prerë damarët/ VIDEO


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?