Deputeti i PD-së, Dashnor Sula

Vrasja në 'Don Bosko', deputeti i PD: Kriminaliteti ka dalë jashtë kontrollit! Shëmbëlltyrë e qeverisë

4 Janar 2022, 21:51| Përditesimi: 4 Janar 2022, 22:24

  • Share

TIRANË- Reagimi i parë nga politika lidhur me vrasjen në 'Don Bosko' ka ardhur nga deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula. Ai thotë se kjo është shëmbëlltyrë e qeverisë, duke theksuar se sipas tij kriminaliteti në vend ka dalë jashtë kontrolli. Ai ka listuar nga kapja e drogës, 119 kg kokainë, te atentati në Shkodër deri tek vrasja e mbrëmjes së sotme në 'Don Bosko'.

"Ngjarja në ditët e fundit të vitit që lamë pas ku u kapën 119 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë, por që mbart edhe shumë hije dyshimi e pikëpyetje dhe ngjarjet e dy ditëve të fundit tregojnë se kriminaliteti në Shqipëri është jashtë kontrollit.

119 Kg kokainë u lajmërua se u kap më 30 Dhjetor. Por më pas doli se Policia e Shtetit ishte totalisht e pa informuar dhe e vonuar pasi shkoi tek kompania 1 ditë me vonesë pas telefonatës së pronarit. Miliona euro kokainë futen në Shqipëri por policia nuk është asgjëkund. Këto miliona euro janë të sigurta në investime në lejet e ndërtimeve shumëkatëshe të bashkisë Tiranë dhe në rezorte në jug të vendit para syve të qeverisë, të policisë e prokurorisë. Një tjetër mënyrë sesi bota e krimit fut lekët e pista në qarkullim janë fajde-t që japin tek biznesmenët në hall dhe qe kur si kthejnë ose ia marrin biznesin ose kërcënohen me jete por edhe më keq ekzekutohen. Më 3 dhjetor, një mesoburrë u plagos në Shkodër. Ngjarja nuk është zbardhur plotësisht, por ajo që dihet është se në vendngjarje më shpejtë shkoi kushëriri i personit të plagosur se policia. Ndërkohë personi i plagosur edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar jetonte i qetë në vendin tonë.

Sot, breshëri plumbash në mes të një lokali. Atentat tipik mafioz që nuk kursen as të pafajshmit. Deri më tani një person ka mbetrur i vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur. Nga informacionet që raportohen në media personat rezultojnë me precedent penal të mëparshëm. Por qarkullonin të lirë në vendin tonë, Policia nuk i sheh, por armiku i gjen lehtë. Edhe në rastin e sotëm targa e automjetit që lëviznin autorët ishte e vjedhur. Fenomen i përsëritur. Tashmë pa frikë mund të themi se çdo denoncim për një makinë të vjedhur apo për një targë të vjedhur është një paralajmërim për një ngjarje kriminale. Policia duhet ti mbaj në konsideratë këto detaje.

Ndërkohë të gjithë e keni vënë re në Tiranë por edhe në qytetet e tjera që shumë makina luksoze qarkullojnë duke patur në xhamin e përparëm të makinës një tabelë që lëshohet nga kuvendi, kryesish për deputetët. Nuk i tërheq vëmendjen kjo gjë policisë? Nuk i bën llogaritë sesa deputet ka Kuvendi Shqipërisë? Pse nuk i ndalon ato makina?! Është e korruptuar policia nga këta persona apo është e frikësuar? Ngjarjet e fundvitit dhe të ditëve të para të këtij viti janë në fakt paralajmërim i një viti të vështirë që kërkon vullnet politik për ti parandaluar. Situata në Shqipëri është shëmbëlltyrë e qeverisë", tha Sula.

Sot si rezultat i një atentati mafioz ka humbur jetën Erion Çela, e ndërsa 4 persona të tjerë kanë mbetuyr të plagosur, mes tyre vëllai dhe daja i viktimës. 3 persona nga një Benz i zi kanë qëlluar në drejtim të lokalit në 'Don Bosko' ku po pinin kafe viktima dhe 4 të plagosur dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Pista kryesore e hetimeve janë aktiviteti kriminal i personave të përfshirë jashtë vendit. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bektashi nga Lazarati: 05/01/2022 09:40

    O Dasho qe po qan per kriminalitetin qe ka dale jashte kontrollit pse nuk e permend vitin 1997 pse nuk e permend vrasjen mafioze te Azem Hajdarit pse nuk flet per Gerdecin pse nuk flet per vrasjet mafioze te Kosta Trebickes dhe Sokol Olldashit pse nuk flet per 4 viktimat e 21 Janarit ku nje proteste paqesore u shnderrua ne kasaphane nga ana e qeverise dhe e kryeministrit tuaj?

    Përgjigju
  • Bato: 04/01/2022 22:43

    Eshte per te qeshur kur nje tip si ky deputeti i PD ( qe duhej te ishte ne burg) ben moral per kriminalitetin ne vend. I vjen keq te shkretit se i iku nje votues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?