Atentati me një të vrarë e tre të plagosur në Rrëshen është shoqëruar me lëvizje në kupolën e policisë së Lezhës. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkarkuar tre titullarë për shkak se nuk kanë trajtuar siç duhet konfliktet ndërmjet fiseve në Rrëshen.
Kështu shkarkohet zëvendësdrejtori për Hetimin e Krimeve në Lezhë, Alfred Nomani dhe në vend të tij emërohet Gentian Berberi, që deri tani ishte në drejtues në Drejtori të Përgjithshme.
Gjithashtu ikën Shefi i Rendit në Lezhë, Artur Cara dhe emërohet Altin Mena. Detyrën e shefit të komisariatit Mirditë e merr, Klodian Kondi që zëvendëson Paulin Çupin.
Ndryshime janë bërë edhe në Fier, Berat dhe Pogradec. Drejtori i policisë së Shtetit, ka shkarkuar nga detyra e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve në Fier, Artur Shira dhe në vend të tij është emëruar në këtë detyrë Komisar Arjan Hasani.
Është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Berat Kryekomisar Ermir Gërxhani. Po ashtu është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Pogradec Komisar Elton Halili.
Lëvizjet vijnë pas atentatit të së martës në Rrëshen, ku u vra 59-vjecari Martin Bardhi dhe u plagosën 3 miqtë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin e viktimës, që gjendet përballë komisariatit.
Si ndodhi vrasja e Martin Bardhit
I sapodalë nga burgu, Martin Bardhi (Marku) u vra në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, nga një atentat mafioz që i mori jetën 59-vjeçarit. Ai ndodhej në ambientet e jashtme të lokalit bashkë me tre të afërm të tij, Oltion Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi të cilët mbeten të plagosur nga breshëria e kallashnikovit. Në atentat kanë marrë pjesë dy autorë të maskuar. Makina tip fuoristradë ngjyre e zezë e përdorur në ngjarje, rezulton të ketë patur targa të falsifikuara, ndërsa dy autorët dyshohet të kenë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë për të kryer krimin. Martin Bardhi ishte një person me precedent kriminal. Më 26 Mars të këtij viti u konfliktua me nipin e Kastriot Reçit, Saimirin. Vetëm një muaj më parë ai kishte lënë qelinë e paraburgimit, pasi gjykata me kërkesë të prokurorisë zbuti masën e sigurisë. Një muaj u ka mjaftuar autorëve për të realizuar planin e ekzekutimit.
Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur një sërë urdhrash për emërime/shkarkime nga detyra, me qëllim dhënien e impulseve të reja forcës parandaluese, punës hetimore dhe forcës goditëse, ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.
Janë bërë edhe lëvizje të tjera, me qëllim përmirësimin e punës së strukturave të Policisë së Shtetit, konkretisht:
-është shkarkuar nga detyra e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve të DVP Fier Drejtues Artur Shira dhe është emëruar në këtë detyrë Komisar Arjan Hasani;
-është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Berat Kryekomisar Ermir Gërxhani;
-është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Pogradec Komisar Elton Halili.
Policia është e dështuar dhe që t'a kuptosh nuk do fort mend! Cili është qëllimi që krerët fshehin situatën duke bërë manovra me plumba mësimorë?! Dihet që Çupi nuk di të ndezë kompjuterin jo më të drejtojë 80 burra! Po Tur Cara, idiot i lindur?!!
PërgjigjuE ke thene fiks