Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në studion e “Sot Live me Shqipërinë” me gazetarin Andi Kapxhiu, ku foli rreth vrasjes për gjakmarrje me autor një 17-vjeçar në Lezhë, tha se ngjarja është përgjegjësi e edukimit familjar, shkollor dhe institucionit të ndëshkimit.
Sipas sociologut organet e pushtetit vendor luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin e krimeve të tilla, pasi duke i njohur familjet në gjak mund të punojnë në mënyrë të vazhdueshme për ndërmjetësimin mes tyre. Ai “thumboi” pushtetin lokal duke sqaruar se përveç “tenderave”, duhet të kenë edhe një rol edukativ.
“Përgjegjësia është e secilit institucion, edukim familjar, shkollor, apo edhe ndëshkimi nga shteti, i cili ka edhe një rëndësi shumë të madhe. Unë e di që planifikimi i krimit është sekret, por organet e pushtetit vendosur duhet t’i njohin se kush janë familjarët në gjak në zonë dhe duhet të punojnë me to në mënyrë të vazhdueshme. Pushteti vendor ka edhe role edukative, por ata e kanë mendjen te tenderat.”, tha ai.
Një stacion i rëndësishëm përveç familjes në edukimin dhe formimin e një njeriu është edhe shkolla. Tushi tha se 17-vjeçari Florian Përvathi, i cili i mori jetën “në emër të babait” fqinjit të tij, ishte një nxënës i Liceut Artistik, pra kishte formim artistik. Ai kujtoi se i riu la shkollën dhe më pas “iu dedikua” krimit që kishte organizuar dhe ushqyer veten prej vitesh, pra shkolla nuk dha impaktin e duhur.
“Në shkollat duhet punuar shumë, ai fjalë ka qenë në bankat e shkollat. Ai ka qenë në lice, ka pasur formim artistik. Shkolla duhet të bëjë shumë.”, tha ai.
Tushi tha se në të kaluarën ka pasur aksione për ndërmjetësimin e familjeve në gjak, që tani nuk ekziston më, por që pas këtij rasti duhen “ringjallur”.
“Ka pasur një periudhe që janë bërë aksione kundër gjaqeve, që kanë bërë të mundur ndërmjetësimin midis familjeve që kanë qenë në hasmëri dhe janë arritur suksese, ndonjëherë dhe të bujshme. Këto iniciative janë zbehur, por ato janë të domosdoshme. Ndërmjetësimi në këtë moment edhe pas këtij rasti duhet të bëhen më intensive. Unë e di që mentaliteti është shumë i fortë, e di që gjaku është shumë i shtrenjtë, por ne nuk mund të kthejmë këtë zinxhir të kriminalitetit bëjmë të pambarueshëm.”, u shpreh ai.
Sociologu e cilësoi këtë fenomen si një “infeksion social” duke thënë se ekzekutuar nga një 17-vjeçar kjo është edhe më e rëndë.
“Ngjarja është në vazhdim të një infeksioni social që ka të bëjë me gjallërimin e të gjitha formave banale të krimit. Nga ajo që lind nga tradhtia bashkëshortore e deri te kjo që pamë së fundmi, gjakmarrja. Ky është një fenomen shumë i vjetër social i trashëguar nga shekujt, shumë i fortë, i sertë tipikisht për rajonin e Ballkanit është shumë i ndjeshëm. Ideja që akoma ekzistojnë instrumente që gjenerojnë krimin për gjakmarrje, është shumë serioze. E përjetuar dhe e ekzekutuar nga një fjalë 17-vjecar që është biri i këtij shekulli që duhet të ishte shumë larg nga këto sindroma të errëta të hakmarrjes. Kjo do të thotë që kordoni i limfës helmuese që trashëgojmë nga e kaluara, gjak për gjak, nuk është fashitur dhe kjo është pasojë shumë serioze. Statistikat tregojnë që zona Shkodrës , Lezhës, Dibrës akoma nuk pranojnë zgjidhjet juridike që natyrisht ato janë që marrin “hakun” dhe vendosin drejtësi. Me vjen keq që një 17-vjeçar ka planifikuar një krim dhe e ka kryer atë të buruar nga gjakmarrja.”, u shpreh ai.
Me vjene habi e madhe me komentet ,ne fund hakun e babait mori.Por nuk thote njeri ore kush gjykates denon per vrasje 7vjet me duket ,po kjo eshte e drejte !!!???po te ishte burg perjete atehere nuk do te ndodhte kjo gjakmarrje.
Përgjigju