Autori i dyshuar si vrasësi i Charlie Kirk

Bota

Vrasja tronditëse e aktivistit Charlie Kirk, FBI publikon fotot e autorit të dyshuar

11 Shtator, 18:34| Përditesimi: 11 Shtator, 18:42

  • Share

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë publikuar në media imazhet e një personi që dyshohet si vrasësi i aktivistit konservator Charlie Kirk.

“Në këtë fazë të hetimeve, po kërkojmë ndihmën e publikut për të identifikuar këtë person me interes në lidhje me të shtënat fatale ndaj Charlie Kirk, të ndodhura në Universitetin e Luginës së Utah-ut,” thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.

Aleati i presidentit Donald Trump u qëllua ditën e djeshme me një plumb në qafë nga një distancë prej 180 metrash, teksa Kirk po debatonte, i rrethuar nga një turmë e madhe studentësh nën një tendë të bardhë në kampusin e universitetit të Utah-it.

Kirk u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë ndërsa në vendngjarje u arrestuan dy persona, por asnjëri prej tyre nuk është autori i vërtetë i ngjarjes.

Identiteti i vrasësit ende nuk është zbuluar ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.


Lajmi kryesor:

Vrasësi i Charlie Kirk, ende në arrati! Gjendet arma e krimit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?