Vlora dhe Fieri kanë qenë ndalesat e radhës për Operacionin Forca e Ligjit ku u dërgua formulari pwr justifikimin e pasurisë për 3 të dënuar. Në sitën e verifikimit për të justifikuar pasurinë e vënë ndër vite janë Aleksandër Llanaj dhe vëllezërit Vladimir dhe Shkëlqim Çilotaj. Një emër i lakuar në disa ngjarje është ai i Aleksandër Llanaj, i dënuar për veprën penale” Vrasje kundër dy ose më shumë personave”.
Emri i tij del në skenë në një prej ngjarjeve më të rënda kriminale të regjistruara në qytetin e Vlorës të njohur si masakra e “Çoles”. Ka qenë një zënkë mes të disa të rinjve pas një feste ditëlindjeje, ku mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj. Ndërkohë familja e Aleksandër Llanajt prej vitit 1998 ka një histori konfliktesh dhe hakmarrjesh që nisin nga një zinxhir vrasjesh në Selenicë.
2 të dënuarit e radhës që do duhet ti përgjigjen me shkrim OFL për 48 orë janë vëllezërit Vladimir dhe Shkëlqim Çilotaj. Për Vladimirin Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe fabrikim i lëndëve narkotike dhe psikotrope”.
Në vitin 2010 në emër të Vladimir Çilotaj policia sekuestroi një magazinë në qytetin e Fierit e përshtatur për kultivim kanabisi. Nga ana tjetër vëllai i tij Shpëtim Çilotaj rezulton i dënuar për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Në vitin 2018 me urdhër gjykate u sekuestrua pasuria në pronësi të dy vëllezërve e cila përllogaritej në disa milionë euro.
Në atë kohë ReportTV siguroi listën e pasurive të sekuestruara ku rezultoi se në pronësi të dy vëllezërve Çilotaj rezultonin 94 apartamente të vendosura kryesisht në Vlorë, Fier, Sarandë, Tiranë si dhe troje e godina. Krahas këtyre aseteve në pronësi të tyre rezultuan dhe 31 automjete.
Urdhi i gjykatës për bllokimin e pasurisë së tyre erdhi pas dyshimeve se pasuria ishte ngritur si produkt i veprimtarisë kriminale. Gjithashtu u zbulua edhe skema e pastrimit të parave, sipas së cilës vëllezërit Çilotaj duke bashkëpunuar me pronarin e një pike exchange, bënin transaksione me vlera të larta, për të legalizuar paratë e tyre.
Ose ju dukaqotet sjeni dhjar e mbani veten oer te fisem
PërgjigjuShife ca lloj dhjari esht mor aman ftyre buce paska kur u be trim dhe ky aman ngjan si goce vogel
PërgjigjuHahahahaha o shteti i lleshit si bien dot gomarit i bien samarit
PërgjigjuPo meta/rama/berisha kur do ja coni formularin. Sa ju di by*** ju. Beni zhurm kot me kto legenat e vegjel