Vrasje, drogë në Lazarat, pengmarrje dhe vjedhje! OFL u kërkon llogari për pasurinë 5 të dënuarve në Gjirokastër (EMRAT)

4 Qershor 2020, 11:45| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 16:18

  • Share

TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë 5 të dënuarve në Gjirokastër. Emri i parë në listë është Krenar Skënduli banues në Gjirokastër, i dënuar për prodhim dhe shitje kanabisi. Ai u arrestua në 2014 së bashku me 30 persona të tjerë për kultivim kanabisi në Lazarat. I dyti në listë është Gentian Sinomema i dënuar për pengmarrje. Emri i radhës është Adriatik Kanushi, i dënuar me 11 vite burg për një grabitje të kryer me armë në vitin 1999 të tre personave nga Përmeti, që u mori një shumë parash.

Gjithashtu OFL-ja i ka dërguar kërkesën për justifikimin e pasurisë Endrit Llukës i dënuar për vrasje dhe armëmbajtje. Ai u arrestua në 12 dhjetor të vitit të kaluar, i dënuar me 35 vjet burg. Endrit Lluka është autor i një krimi të ndodhur në 22 mars të 2016 në kthesën e fshatit "Andon Poçi" në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër, kushërinj të të arrestuarit, nipërit e bashkëshortes së ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko.

Adriatik Kanushi

Konflikti nisi në lokalin e Dasho Alikos ish krye-komunarit të Lazaratit që ndodhet rrugën nacionale në Gjirokastër. Dy vëllezërit Dorian dhe Birbil Lluka bashkë me dy persona të tjerë rrahën në ambientet e jashtme të lokalit Endrit Llukën. Pas konfliktit dy vëllezërit u larguan me makinën e tyre. Më pas Endrit Lluka i mori pistoletën shokut të tij Emiljano Vockës dhe i ndoqi nga pas me makinë, kushërinjtë e tij dhe qëlloi ndaj tyre.

Dyshohet se konflikti mes kushërinjve ndodhi për motive pronësie dhe për një borxh mes tyre. I dënuari i fundit, të cilit sot OFL-ja i nisi formularin është Ervis Canka banues në Përmet, i dënuar për droge. Ai u arrestua në 9 mars 2016, me heroinë dhe kanabis në tentativë për ta trafikuar në Greqi, ndërsa u tha doganierëve “Jam oficer i SHISH-it”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qorrat e Totove: 04/06/2020 22:33

    Iku ajo kohe kur leku behej kollaj, tani policia te shqep by thët, nuk ka më të fortë! Tani jetoni te lirë se do kalbeni burgjeve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?