Kristina Bardhi, Perparim Ademi dhe Zhaneta Metani

Vrasje e motrave në Astir nga Përparim Ademi, tezja e të miturit kërkon kujdetarinë e djalit (DOKUMENTI)

24 Shkurt 2021, 10:28| Përditesimi: 24 Shkurt 2021, 10:42

  • Share

Adriana Metani, motra e Zhaneta Metanit dhe Kristina Bardhit të vrara nga Përparim Ademi, kërkon të marrë kujdestarinë e fëmijës së mbetur jetim.

Report Tv ka siguruar kërkesë-padinë ku Adriana Metani kërkon që të marrë në kujdestari të miturin Angjelo Metani ,i biri i Shkëlqim dhe Zhaneta,i datëlindjes 28.02.2006, lindur dhe banues në Tiranë.

Megjithëse i ati është gjallë, Shkëlqim Huti, ai nuk e ka pranuar kurrë Anxhelon si fëmijën e tij. Arsye kjo që Anxhelo mban mbiemrin e të ndjerës mamasë së tij.

Adriana Metani arsyeton, se Anxhelo është rritur i vetëm nga e ndjera e ëma e tij Zhaneta Metani, e cila u vra me armë zjarri. Ndodhur para kësaj situate Angjelo Metani prej kësaj dite është strehuar dhe është nën mbikqyrjen e tezes së ti Adriana Metani, e cila është me adresë në qytetin e Elbasanit por që në fakt prej 25 vitesh punon dhe jeton në shtetin Grek.

Në kushtet kur i mituri ka ngelur pa prindër dhe pa asnjë përkujdesje tezja e tij Adriana Metani mendon se ajo mund ta mbaj Anxhelon për rritje dhe edukim duke u bërë kujdestar i saj me të gjitha të drejtat që i jep ligji.

'Paditësja Adriana Metani, me anë të kësaj kërkesëpadie drejtuar gjykatës civile të shkallës së parë Tiranë, si gjykata kompetente për gjykimin e kësaj kërkesë padie, ka si qëllim caktimin si kujdestare me të gjitha të drejtat dhe detyrimet për të miturit Angjelo Metani i cili për arsye të cilat do i shpjegojmë më poshtë tani ka nevoje më shumë se kurrë për përkujdesje .

Paditësja Adriana Metani është tezja e përsonit të mitur Angjelo Metani për të cilin ajo kërkon vendosjen e kujdestarisë,fakt ky që vërtetohet nga certifikata e trugut për gjëndjen familjare të dates 01.12.1975 ,lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile pranë Bashkisë Elbasan.

Prej këtij momenti ky fëmijë i mitur ka mbetur i vetmuar dhe pa asnjë kujdesje. Është i vërtetë fakti që nga çertifikata e lëshuar nga zyra e gjendjes civile rezulton se fëmija Angjelo Metani, ka si atësi shtetasin Shkëlqim Huti, por në fakt ky i fundit nuk e ka pranuar kurrë Anxhelon si fëmijën e tij. Arsye kjo që Anxhelo mban mbiemrin e të ndjerës mamasë së tij.

Ky fakt është bërë edhe shkak që shtetasi Shkëlqim Huti dhe Zhaneta Metani në vitin 2009 kanë zgjidhur martesën ndërmjet tyre, nga ku rezulton se në vendimin e gjykatës nuk është përmendur fakti që këta dy kanë patur një fëmijë atëherë 3 (tre) vjeç, çka tregon dhe vërteton se, shtetasi Shkëlqim Huti nuk e ka njohur kurrë Anxhelo Metanin si fëmijën e tij.

Pra Anxhelua është rritur vetëm nga e ndjera e ëma e tij Zhaneta Metani që siç e përmendëm më sipër ka humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në datën 31 dhjetor 2020. Ndodhur para kësaj situate Angjelo Metani prej kësaj dite është strehuar dhe është nën mbikqyrjen e tezes së ti Adriana Metani, e cila është me adresë në qytetin e Elbasanit por që në fakt prej 25 vitesh punon dhe jeton në shtetin Grek. Në kushtet kur i mituri ka ngelur pa prindër dhe pa asnjë përkujdesje tezja e tij Adriana Metani mendon se ajo mund ta mbaj Anxhelon për rritje dhe edukim duke u bërë kujdestar i saj me të gjitha të drejtat që i jep ligji.

Dhe natyrshëm duke parë edhe mundësitë që ka Adriana Metani pasi ajo tashmë është në kushte të favorshme si financiare ashtu edhe humane, pasi prej vitesh jeton në një vend të BE siç është Greqia. Paditësja si personi më i afërt i të miturit ,duke parë dhe interesin më të lartë të tij kërkon që të caktohet kujdestare e tij me të gjitha të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga kjo lloj marrëdhënie juridike.'- thuhet në kërkesë padinë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?