Sot pritet të jepën masat për të arrestuarit e vrasjes së Emiljano Ramazanit, ose ndryshe i njohur me nofkën 'Rramani' dhe 'Ili', i ekzekutuar më 20 korrik në Elbasan. Para gjykatës do të dalin Albert e Seit Manahasa, babë e bir, pasi në servisin e tyre është gjetur pistoleta ekrimit.
Seanca gjyqsore do të nisë në orën 11:30 dhe sipas të gjitha gjasave ndaj tyre do të vendoset 'arrest me burg'. Mbrëmë po në Elbasan u ekzekutua me mjete prerëse dhe të forta shoku i Emiljano Ramazanit, Regis Runaj, 23 vjeç.
Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip "Ford Fokus". Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e djegur janë gjetur dy kallashnikovë të djegur.