82-vjeçari i vrarë dhe banesa ku u gjet

Kronikë

Vrasje makabër e dy të moshuarve në Greqi, në kërkim një shqiptar

27 Tetor 2020, 08:54| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 08:57

  • Share

GREQI - Një shqiptar është shpallur në kërkim për një vrasje makabre të dy të moshuarve në ishullin e Kretës në Greqi.

Policia po heton mbi vrasjen e një çifti të moshuar 82-vjeç dhe 79 vjeç të cilët u gjetën të pajetë në 2 banesa të ndryshme.

Fillimisht u gjet gruaja 79-vjeçare në banesën e saj në zonën e Pasakaki të Chania pas shqetësimit të vajzës së saj e cila tha se nuk e ëma nuk i hapte telefonin.

E moshuara u gjet pa shenja jete, ku sipas hetimit të policisë, një person e kishte mbytur atë me shami.

Ndërkohë në një shtëpi tjetër shumë pranë banesës së gruas, u gjet dhe bashkëshorti i saj 82-vjeçar, trupi i të cilit u gjet në një valixhe.

Mediat greke shkruajnë se për këtë vrasje të dyfishtë është i dyshuar një shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sakt: 27/10/2020 20:00

    Tani mediat greke than vrasesi eshte nga Bangladeshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?