Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Tiranë pas një konflikti, ndërron jetë në spital 27-vjeçari! Disa të shoqëruar (EMRI+VIDEO)

10 Maj 2021, 23:37| Përditesimi: 11 Maj 2021, 00:26

  • Share

TIRANË- Një konflikt ka përfunduar me përdorimin e armëve e për pasojë një person ka gjetur vdekjen. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare për gazetarin Sokol Dema.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15 në rrugën "5 Maji" në Tiranë. Viktima, identiteti i të cilit është Mehmet Qema, 27 vjeç ka ndërruar jetë në spital. Ai po lëvizte në këmbë, teksa nuk është një person me precedent penal, të paktën nga sa mësohet në këto momente.  

Ndërkohë, janë shoqëruar disa persona në Polici që dyshohet se kanë dijeni per ngjarjen. Report TV sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

"Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.

1620685535_vrasjetirane.jpg

1620685545_vrasje.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?