Operacioni Forca e Ligjit, u ka kërkuar formularin e vetëdeklarimit të burimeve të pasurisë dy të dënuarve.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e pasurisë, të dënuarve:
Enea Pipa, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;
Ilir (Ledjan) Nukaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
turpi me i madh i kesaj rilindje esht ofl me kta emra qe permendni ne fier o.ju vraft zoti ata skan buk te han ju thoni ofl u kerkon pasurin
Përgjigju