Policia në Angli ka arrestuar një shqiptar 25-vjeçar dhe një letoneze 31-vjeçare, të akuzuar për vrasje pas vdekjes së një burri në Gravesend, Kent.
Sipas mediave të huaja, policia e Kent u njoftua pak ditë më parë për një sherr jashtë një shtëpie në Augustine Road.
Policia bëri me dije se një burrë rreth 30 vjeç u gjet me plagë thike dhe u dërgua në spital, por ndërroi jetë në spital.
Të dy të dyshuarit, Shahim Bulica nga Shqipëria dhe Erika Korska nga Letonia, të cilët jetojnë në Gravesend, u arrestuan dhe u akuzuan për vrasje.
Ata mbeten në paraburgim dhe do të paraqiten në Gjykatën Medëay Magistrates javën e ardhshme./BBC
Komente
