Foto nga vendngjarja

Vrasje misterioze në Berlin! Pesë persona gjenden të pajetë në banesë, mes tyre tre fëmijë! Në trupat e viktimave plagë thike e plumbash

4 Dhjetor 2021, 17:06| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 17:23

  • Share

Pesë persona janë gjetur të vdekur në një banesë në Berlin. Mësohet se mes viktimave janë tre fëmijë. Sipas BILD mësohet se në trupat e viktimave janë konstatuar plagë plumbash dhe thike.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet në lidhje me rastin ndërsa ende nuk dihen shkaqet e krimit. Një prokuror ka deklaruar se skuadra e mjekësisë ligjore ndodhet në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, të vdekurit janë dy të rritur dhe tre fëmijë. Të rriturit thuhet se janë të moshës 40-vjeçare ndërsa tre fëmijët janë përkatësisht, 4, 8 dhe 10 vjeç.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?