Kronikë

“Mos hiq dorë!” Nuk pranonte ndarjen, 34-vjeçari plagos në kokë partneren, nënë e divorcuar e 3 fëmijëve e më pas vret veten në makinë

18 Shkurt, 11:23| Përditesimi: 18 Shkurt, 19:50

  • Share

SHKODËR-  Anila Ndoka, nënë e 3 fëmijëve mbeti e plagosur rëndë paraditen e së martës në Shkodër. Ajo u qëllua me plumb në kokë nga burri me të cilin bashkëjetonte. Autori Kol Manaj, 10 vite më i ri se ajo, po me plumb në kokë i dha fund jetës.  Për policinë e Shkodrës, ky është një krim pasioni me motiv xhelozinë, pasi deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë indicie për konflikte të tjera në çift.

Ngjarja u shënua rreth orës 11:15 në lagjen "Mark Lula" ose siç njihet ndryshe tek ish-fusha e druve në Shkodër.  Çifti u gjet brenda makinës Volkswagen Touran, në pronësi të gruas së plagosur.  Në brendësi të makinës, policia gjeti pistoletën me të cilën 34-vjecari, Kol Manaj qëlloi partneren e tij, e më pas veten. Policia tha se 34-vjeçari humbur jetën në vend, ndërsa 44-vjeçarja është në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës, me plagë në kokë.

Burimet thanë se Anila Ndoka, punonjëse sociale në një OJF, i kishte dhënë fund martesës disa vite më parë. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e parë, njëri prej tyre jeton me të, ndërsa dy të tjerët me ish-bashkëshortin. Prej 4 vitesh bashkëjetonte me burrin që sot tentoi t’i marrë jetën. Partneri i saj, Kol Manaj, ndërkohë ishte i papunë, por nuk kishte sjellje problematike.

Së fundmi, thanë burimet ajo ka tentuar t’i japë fund bashkëjetesës, ç'ka mendohet se ka revoltuar Manajn. Edhe në rrjetet sociale, 34-vjecari kishte postuar foto me Ndokën shoqëruar me dedikim dashurie. Ndër to, veçohet: “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë!”.

"Rreth orës 11:15, në lagjen "Mark Lula", janë gjetur në një automjet, shtetasi Kole Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prenushi me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.  Shtetasi Kole Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prenushi  është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.  Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë" informoi sot policia e Shkodrës. 

1739876977_kolemanajanilandoka.jpg

Viktima Kolë Manaj dhe e plagosura Anila Ndoka

Ora 14:24
Qëlloi bashkëjetuesen dhe më pas vrau veten, çfarë postonte në TikTok 34-vjeçari: Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë arsye

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë të martë, ku 34-vjeçari Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij, Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten. Gruaja 44-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Prendushi ishte e divorcuar prej gjashtë vitesh nga bashkëshorti i saj, me të cilin kishte tre fëmijë, ndërsa prej pesë vitesh bashkëjetonte me Manajn.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike mbeten ende të paqarta, ndërkohë që në rrjetet sociale çifti shfaqej i lumtur, duke ndarë mesazhe dhe foto të përbashkëta.

Në një nga postimet e tyre në TikTok, ata kishin shkruar: “Nëse e do fort mos hiq dorë dhe mos u lësho për asnjë lloj arsye në botë.”

Ora 12:09
Vrasja në Shkodër, shqiptarja.com siguron foton e çiftit! 34-vjeçari qëlloi bashkëjetuesen më pas veten

1739876977_kolemanajanilandoka.jpg

(Foto: Kolë Manaj dhe Anila Ndoka)
 

Shqiptarja.com siguron fotot e Kol Manajt dhe Anila Ndokës. 44-vjeçarja Anila Ndoka u qëllua me plumb në kokë nga burri me të cilin bashkëjetonte prej 4 vitesh.

Anila së bashku me Kolë Manaj bashkëjetonin prej 4 vitesh.

Çfarë ka ndodhur?

Rreth orës 11:15, në lagjen "Mark Lula", janë gjetur në një automjet, shtetasi Kole Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prenushi me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi Kole Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prenushi  është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë. 

Ora 11:53
Vrasja në Shkodër/ Vajza me plumb në kokë në spital në gjëndje të rëndë, djali u gjet i vrarë në makinë

Gazetari i Report Tv informon se krimi ka ndodhur brenda në makinë. Vajza ka një plumb në kokë dhe ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin e Shkodrës, ndërsa djali ka qëlluar veten brenda makinës duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Brenda makinës është gjetur dhe arma e krimit. 

Djali dhe vajza nuk kanë qenë banorë të zonës. Report Tv sjell pamjet e para nga vendi ku ndodhi krimi i rëndë.

S.G/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodra: 19/02/2025 09:33

    pal pillnoj lufta e Shkodres kunder te pareve te tu serbo-malazes ka treguar se sa Shqipetar jena na Shkodranet. Ashtu se toptanet ne ate kohe edhe sot sillen prape bejler, pillnoj qe per 5-leke shesin motren e nenen

    Përgjigju
    • Mark lleshpillaj: 19/02/2025 18:12

      Martesat me serb i beni ju maloket, , muziken dhe traditat i keni njesoj o hale, me perrallat e luftes jetoni akoma ne 2025? Shkoni ne shkoll dhe mesoni edukat e kultur, se po I mbushni burgjet e Evropes plot e perplot o rrac e qelbur

  • Eri: 19/02/2025 08:41

    Si dore e Mafies me duket mua? My djali nuk Ka fytyre vetevrasesi.

    Përgjigju
  • Pal pillnoj: 18/02/2025 20:08

    Si ka mundesi qe kjo pjesa e lezhes e deri ne dukagjin, kan nji ngjashmeri shum te madhe me rumunet ? Kam lexuar diku qe jan asimiluar mbi 200 mij rumuno-vlleh ne ato zona, ndoshta kjo shpjegon Edhe faktin qe jan te gjith hajduta, imoral dhe te pabes

    Përgjigju
    • Gjetoja: 18/02/2025 21:17

      Po kta romunt kan kalu ka shpija jote iher e te kan kap grat e shpis se po folke fiks si fmija i tyne se ne lezh e siper ata skan pas shance me nejt gjall

  • Bim: 18/02/2025 13:52

    Meshkuj kot qe nuk duhen asgja e vrasin e presin se jan totalisht me karakter te dobt. Jan te forte vetem duke te thane ça po me shef

    Përgjigju
  • Asnji keqardhje: 18/02/2025 13:51

    Ben si zonj gru me tre femi sa gazepi e merret me markat 10 vjet ma te vegjel . Ket do gjesh

    Përgjigju
    • Bim: 19/02/2025 09:10

      Je i keq nga shpirti deri ne palc. Merresh me nje nane me tre femij qe ka te drejte me kriju edhe nje here nje jetese persmarit e nuk thu dy fjale per nje kriminel qe vret vedin e len tre femije jetima. Nqs nuk ke keqardhje per kete gjest çfar keqardhje ta ndin ajo zemer e zeze qe ke

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?