Breshëri plumbash në Shkodër, vritet në lokalin e tij 74-vjeçari! I biri kundërpërgjigjet me shotgun e më pas telefonon policinë: Më vranë babanë

15 Qershor 2022, 22:01| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 12:51

  • Share

SHKODËR- Shkëmbim me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur një person i vrarë. 74-vjeçari Lulash Qepuri u vra në lokalin e tij, ndërsa në vendngjarje ka qenë edhe i biri i tij,  i cili i është kundërpërgjigjur autorit me shotgun. Autori ka qenë i maskuar dhe pasi ka qëlluar në drejtim të 74-vjeçarit është larguar.

Menjëherë pas ngjarjes, i biri ka telefonuar policinë dhe u ka thënë se i kanë vrarë babanë. Qepuri ka shkuar në spital në gjendje kritike për jetën, por nuk u ka mbijetuar dot plagëve të rënda që kishte marrë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ku pas telefonatës së djalit të 74-vjeçarit, blutë e Shkodrës janë vënë menjëherë në lëvizje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja. Report Tv sjell pamje nga vendi ku u ekzekutua 74-vjeçari, në të cilën dallohet shotgun me të cilin është kundërpërgjigjur djali i viktimës, tashmë i shoqëruar nga policia. 

Qepuri rezulton i arrestuar në vitin 2011, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe lokalin e tij në atë kohë i është gjetur drogë dhe kallashnikov. Konkretisht policia i ka sekuestruar në atë kohë 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

 

Ora 23:06
Detaje nga vrasja në Shkodër/ I mësynë në lokal për t’i vrarë babanë, i biri i viktimës iu përgjigj me shotgun

1655325414_Sequence03.00032403.Still022.jpg

Report Tv ka mësuar detaje nga vrasja në Shkodër. Mësohet se djali i viktimës, Lulash Qepuri i është kundërpërgjigur autorit me shotgun, për rrjedhojë është shoqëruar në policië.

Ora 23:00
Vrasja në Shkodër, gjendet një shotgun në vendin e ngjarjes (VIDEO)

Një shotgun është gjendur në vendin e ngjarjes në Shkodër, ku mbeti i vrarë 74-vjeçari Lulash Qepuri. Ende nuk dihet nëse shotgun i përkiste autorëve, apo nëse ishte i viktimës dhe ka pasur shkëmbim zjarri.

Ora 22:44
U vra sot në Shkodër, viktima ishte arrestuar në vitin 2011, u kap me municion luftarak e drogë

Lulash Qepuri, i cili mbeti sot i vrarë, është arrestuar në vitin 2011 pasi në banesën e tij dhe lokalin i është sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Konkretisht policia i ka sekuestruar në atë kohë 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

Ora 22:21
U vra në Shkodër, zbulohet identiteti i viktimës

1655324727_Screenshot1.jpg

Lulash Qepuri, 74 vjeç ka mbetur viktimë nga të shtënat me armë zjarri. Vrasja ka ndodhur në lokalin e tij.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 16/06/2022 01:51

    ULNI ARMET,,,DHE PUNONI ME DJERSE.....ASKUSH NUK JU NGACMON KUR PUNONI ME DJERSE....

    Përgjigju
  • Shkodran: 16/06/2022 00:14

    Kanë 700 vjet që vërtiten nëpër male për të vrarë njëri-tjetrin, lojë që vazhdojnë t'a bëjnë edhe tashti që kanë rënë në Shkodër..

    Përgjigju
    • Hako: 16/06/2022 05:36

      Shpirt njeriu qenke,besoj qe familja jote ndihet shume "krenar" dhe komshite shume te lumtur per ty.

  • Skema: 15/06/2022 23:20

    Po sikur e ka vra i biri duket !!! Po nejse.. pune malsoresh.

    Përgjigju
    • Malsi: 16/06/2022 11:04

      O malsia skane gje malsoret, thjeshte po vriten pa lidhje ka 30 vjet! Nderkohe qe ne kohen e xhaxhit rrinin suste, Merreshin me koperativa dhe punonin token te gjithe bashke Burra e gra shkonin shume mire, Kte po them! Jo se kane gje malsoret se jane shume njerz te mire nga shkodra e siper.. thjeshte duhet pak me teper tolerance dhe te mendojne me shume per jeten. Kaq

    • Merru me punet tua: 16/06/2022 10:14

      Shume i zgjuar qenke Skema pse nga anet tua ska krime,ju andej keni rekorde,vrasje ne familje dhe banda me njerez qe kane vrare deri ne 60 persona,nejse per mua te gjith ata qe vrasin jane kriminele dhe skane de,atdhe as krahine

    • Malsia: 16/06/2022 07:58

      Çfare kane malsoret qe po thu pune malsoresh ?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?