Kronikë
Top 24

Vrasje në Shkodër, ekzekutohet me plumb në kokë pronari i servisit/EMRI

18 Qershor 2018, 18:40| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 23:03

  • Share

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë pasdite në Shkodër. Report Tv mëson se është qëlluar me plumb në kokë në banesën e tij 60-vjeçari Mehdi Kavaja, i cili është pronar i një sevisi makinash.

Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja, raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen Tophanë, ku fillimisht është menduar se vdekja ka qenë natyrale. Pas ekspertimit, ka rezultuar se 60-vjeçari është qëlluar me plumb në kokë, ndërsa nuk dihen ende arsyet e këtij krimi të rëndë. 

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 18.06.2018, në ora 15:30, jemi njoftuar se në lagjen Salo Halili, Shkodër, në servisin e tij për automjete, është gjetur i vdekur shtetasi M. K. 60 vjeç, banues lagje “Salo Halili”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se viktima ka një vrimë në kokë, por pritet akti i plotë i ekspertizës mjeko - ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit.

Në vendngjarje po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale.

Ora 18:51
FOTO/ Kush është pronari i servisit që u ekzekutua në Shkodër

Report Tv sjell foton e 60-vjeçarit Mehdi Kavaja, i cili u ekzekutua me plumb në kokë në banesën e tij, në Shkodër.

60-vjeçari Kavaja kishte një pikë servisi makinash në katin e parë të banesës së tij, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë kriminale.


(Viktima Mehdi Kavaja)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?