Vrasje në Shkodër, ja çfarë thotë policia

21 Shtator 2023, 22:29| Përditesimi: 21 Shtator 2023, 22:30

  • Share

1695328217_policianaten.jpg

Policia ka dhënë një njoftim për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkodër ku vdiq 33-vjeçari Valter Fjerza.

Njoftimi i policisë;

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Lajmi kryesor:

Vritet 33-vjeçari në Shkodër, i vëllai e gjen të ekzekutuar jashtë makinës! Shkak dyshohet një konflikt në lokal (EMRI+VIDEO)


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?