Sherr për pronën në Tiranë, ish-ushtaraku i dënuar për dezertim vret me grushte 61-vjeçarin: Kishim konflikte

28 Gusht 2020, 13:55| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 16:41

  • Share

TIARNE-U raportua si një vdekje natyrale për rrëzimin nga shkallët, hetimet e komisariatit numër tre zbulojnë krimin makabër. Në orët e vona të së mërkurës policia do të njoftohej se në oborrin e banesës së tij ishte gjetur pajetë 61 vjeçari Dorian Latollari.

Pas hetimeve dhe ekspertizës në mjekësinë ligjore rezultoi se Latollari kishte humbur jetën për shkak të goditjeve me grushte dhe sende të forta. Përgjimet e prokurorisë dhe ndjekja e policisë zbuloi se pas këtij krimi makabër fshihej ish ushtaraku i dënuar për dezertim Fatmir Demiri 37 vjeç.

Autori, Fatmir Demiri 37 vjeç.

Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, por pasi ka mohuar fillimisht krimin, i vënë përballë provave ka pranuar autorësinë duke thënë se me Latollarin kisha konflikte të vjetra, ndaj e godita disa herë deri sa ndërroi jetë“.

Krimi ka ndodhur në një rrugën Haxhi Hysen Dalliu në tiranë shumë pranë komisariatit numër tre dhe prokurorisë, të cilat pas një hetimit 48 orësh zbuluan dhe ish ushtarakun vrasës.

Hetuesit dyshojnë se motiv i krimit ishin konfliktet e pronësisë pasi autori dhe viktima banonin në të njëjtën rrugicë të kësaj lagje pranë qendrës së Tiranës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlonjëtja dashnorja që qan në krevat me lushnjarin: 23/03/2021 22:49

    Baj gë

    Përgjigju
  • Ai shoku: 20/11/2020 16:01

    Kta jan me vari se policia e shtetit

    Përgjigju
  • vjosa: 28/08/2020 20:38

    NUK U MERRJE DOT VESH ME fjale por duhej te vrisje tjetrin kot,,,rri tani plot ne burgim te perjetshem,,,ngushellime familjes te te ndnjerit,,,,,///ketij i duhet hapur koka me sopate...

    Përgjigju
  • Faiku: 28/08/2020 16:34

    Del per nje vit rrofte edvini sala likja

    Përgjigju
    • Fredi: 23/03/2021 22:54

      Dole ti o pat qafrrjepme e myzeqes?

  • Bodybuilder: 28/08/2020 14:30

    Pse merr ai dyfishi i moshes tnd a do me provo grushtat hajde se dhe uj jom 35 ttegoje veten me moshatar ose me te ri jo me te moshuar

    Përgjigju
    • Truri: 28/08/2020 18:09

      Me fal, por ne keto raste eshte mire qe njeriu te tregoj inteligjencen e vet e jo sic ndodh ne shqiperi me te perdor me fal per shprerjen BYTHEN. Jemi ne 2020 edhe duhet te zhvillohemi pak me trurin e jo me bythen. Fat keq per te moshuarin por ne te tilla raste me mire merr policine (edhe pse asnjeri nuk ka besim tek policia). Uroj shqiperis e ardhshme nje rini me intelektuale se sa keta injorant. Gjith te mirat nga Svicra.

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?