Tiranë/ Krim brenda familjes në zonën e Freskut! Vëllai vret vëllanë, më pas dhe veten për tokën në Tërbaç të Bulqizës (EMRAT + VIDEO)

4 Janar, 08:17| Përditesimi: 5 Janar, 08:53

  • Share

Një ditë pasi festoi ditëlindjen 63-të, Vehap Cami i shkoi në shtëpinë dykatëshe vëllait të tij 68 vjeçar, Lulëzimit. Nusja e djalit u çoi kafe ku dy burrat ishin ulur në katin e parë, por akoma pa i pirë ato, Vehapi nxori pistoletën nga brezi dhe shtiu me një plumb vëllain. Pas pak minutash, kohën kur gratë e familjes së Lulëzimit vunë kujën, 63-vjeçari vret veten.

“Dëgjova teksa bërtisnin gratë kur i gjetën. Nuk i njohim. Vëllai nuk rri këtu me qira!”- Kështu u shpreh pronarja që ia ka dhënë me qira shtëpinë Lulzim Camit dhe familjes së tij, në rrugën 'Xhon Belushi' në zonën e Freskut të Tiranës, aty ku dhe ndodhi vrasja e dyfishtë.

Besohet se në fillim kanë debatuar verbalisht, dhe më pas ndodhi tragjedia. Për fat asnjë pjesëtarë tjetër i familjes, nuk u lëndua.

Të dy vëllezërit Cami me origjinë nga Tërbaçi i Bulqizë, pas viteve '90 ishin shpërngulur, në Tiranë. Vehapi jetonte në Farkë.

Në atë çfarë thuhet deri tani, dyshohet se midis dy vëllezërve prej vitesh ekzistonte një konflikt prone në fshatin e tyre, në Tërbaç, në kufi me Maqedoninë e Veriut. Por në policinë e Bulqizës, Report Tv i thonë, se nuk ka asnjë denoncim, apo incident të regjistruar për mes palëve.

Të parët që po merren në pyetje janë familjarët në vendin e ngjarjes, aty ku dhe hetuesit besojnë të zbardhin shkakun e saktë që çoi deri në vrasjen e Lulzim dhe Vehap Camit.

Ndiqni lajmet të renditura sipas zhvillimeve. 

Ora 09:24
'Dëgjova gratë që bërtisnin! Flet pronarja e banesës ku vëllai vrau vëllanë më pas veten në zonën e Freskut

 

Pronarja e shtëpisë që i ka dhënë me qira banesën Lulëzimi Camit është shokuar nga vrasja që ndodhi sot

“Dëgjova teksa bërtisnin gratë kur i gjetën. Nuk i njohim. Vëllai nuk rri këtu!” tha ajo për gazetarët.

Vrasja ndodhi në në rrugën 'Xhon Belushi'në zonën e Freskut. Vehap Cami 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri duke lënë në vdekur vëllain e tij Lulëzim Cami, 68 vjeç dhe më pas ka vrarë veten.

Ora 09:20
Vëllai vret vëllanë më pas veten, zbardhet shkaku dhe detaje si ndodhi krimi i rëndë në Tiranë

Report Tv dhe Shqiptarja.com zbardhin shkakun e krimit të rëndë të ndodhur brenda në familjen Cami mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut.

Dyshohet se përplasja ka qenë e hershme mes vëllezërve në banesë për shkak të pronave.

Gazetari ynë Sokol Dema, zbulon detaje të reja nga zhvillimi i ngjarjes. Viktima Lulëzim Cami jetonte në banesën ku ndodhi krimi ndërsa autori i ngjarjes Vehap Cami jetonte në Lundër.

Ky i fundit ka shkuar në banesën e Lulëzimit. 68 vjeçar dhe ka hyrë brenda. Burime bëjnë me dije se nuk kanë pasur debat përpara krimit, por ka nxjerr direkt pistoletën dhe ka qëlluar.

Në momentin që ka hyrë në banesë kanë qenë edhe familjarë të tjerë të Lulëzimit që fatmirësisht nuk janë lënduar.

Ora 08:30
EMRAT/ Krimi brenda familjes në Tiranë, kush janë dy vëllezërit që ndërruan jetë

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Tiranë në zonën e Freskut. Vëllai ka vrarë vëllanë e më pas vetën. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Vehap Cami ka qëlluar më vdekje ndaj vëllait të tij Lulëzim Cami, dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e Lulëzim Camit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/01/2024 00:15

    Dhe te mendosh qe u vrane per nje toke nga e cila jane larguar! Po t'a donin kaq shume, nuk vinin ne Tirane,po rrinin aty ku ishin dhe t'a gezonin e te perfitonin prej saj kush ishte punetor e i zoti.Fenomen unik ndodh ne fshatrat tona,dikur fajesonin Enverin pse u morri tokat e tufat,erdhi demokracia tufat e tokat me gjithe menyrat problematike si u ndane e si u blene,u shiten,apo u trasheguan,prape fshataret morren dicka.Mendoni se do te perfitonin nga kjo? Nje pjese e madhe jo!Per 100 arsye tokat u lane djerre,ose u kthyen ne troje,njerezit megjithese ne fshat,ankoheshin per mungese pune,punesimi sepse ishin mesuar me shtetin t'ju siguronte cdo gje,qe nga vendi i punes e deri te tregu.Shume fshatra u braktisen,njerezit iken ne emigrim ose qytet,si rasti i ketyre vellezerve dhe tokat per te cilat zihen e grihen ,jo te gjithe i vene ne perdorim,por dhe per t'i shitur,ose falur vellai vellait nuk behet fjale.Rezultati=toka djerre,fshatra pa banore dhe te aferm qe vrasin njeri-tjetrin per dicka qe ndoshta nuk kane per t'a perdorur kurre, se jetojne larg,por qe nanuriten me idene se kane nje prone!

    Përgjigju
    • Rrapi: 05/01/2024 09:31

      Mentalitet i varfer shqiptare injoranca dhe budallalliku ka arritur kulmin kur ke uri me i mar te gjitha ne fund ngel pa gje njerez te babzitur

  • Llesh bjondi: 05/01/2024 00:13

    Muhabete malokesh , gjell qensh

    Përgjigju
  • Mirditor: 04/01/2024 17:25

    Kur nuk ke marrveshje me vllajn, dorsohu, ik, falja, éshte vllaj per te te parandaluar gjakderdhje. Gjerat zgjidhen vetem me avokat e gjykat. Jemi shqiptar, mos te vritemi!

    Përgjigju
    • Gripi: 04/01/2024 19:40

      Ke te drejte ti por gjykatat dhe avokatucerit jane shkaku i stresit ekstrem te njerezit. Kur vellai nuk mendon edhe prr ty atehere falja dhe lere ti gezoje si i pangopur. Vrasja e vellait e tejkalon fantazine dhe llogjiken. Nuk ka fjale.

  • Piku: 04/01/2024 16:04

    Gjynof, te vriten vellezerit per nje tokeqe s'i duhet as dreqit. Edhe sikur te kete pasur vlere, leshon njeri vella, por edhe mos te leshoje asnjeri, a vritet vellai?! Meqe jemi te Fresku, bashkia vjen e mbyll nja 2 gropa te rruga per te Thesari, e iken. Eshte degraduar rruga per faqe te zeze.

    Përgjigju
  • e drejta: 04/01/2024 11:27

    DAVA MALOKESH...SHPELLARE

    Përgjigju
  • Shqiptar: 04/01/2024 11:09

    Ja u zgjidh dhe puna e prones ,morren me vete ato 2 m2 dhe qe u takon te gjithve ne ate bote.

    Përgjigju
  • I am: 04/01/2024 09:16

    Per prona.. Ka 33 vjet qe vriten ka vajt numri 10 mij te vrare. Sa dyfishin qe u vrane nen komunizem 45 vjet.

    Përgjigju
  • Shperthyesi: 04/01/2024 08:45

    Pune camesh...

    Përgjigju
    • Shperthyesi: 04/01/2024 11:01

      Shaban o toc kuklle, dibran doli lajmi me vone, por dhe nese jane dibran jane came ne zemer :) gjithesesi nuk vritet vellai per prone

    • Shaban: 04/01/2024 09:18

      Dibran o toç

  • Or tej: 04/01/2024 08:35

    Po shuhen shqipot cdo dite or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Zari: 04/01/2024 08:31

    Ngushellime familjes. Maloket shtazarake spaskan fund

    Përgjigju
    • Sila: 04/01/2024 16:00

      Keshtu eshte kur nuk ka shtet.Ne kohen e Sales jane fallcifikuar dokumenta ku Grasmere prinderit ua kane lene pronen vetem djalit apo vajzes,pa dijenine e secilit.Vellai I ka marre pronen e gjysherve motres ne emigrim duke fallcifikuar dokumentat e pronderve ne kohen e Sales.E tmereshme dhe vinte per turizem tek e motra dhe stregonte.Zoti do ti marri hakun tek femijet e vet.Do behet pishman per te gjitha kur ti ndodhin te keqiat me rradhe e do thote:Pse po me ndodhin keto njera mbas tjetres.E tmereshme dhe prone e fjysherve jo e prinderve.U ka marre prinderve te shkrete nga nje firme ata kane firmosur ashtu kot pa e ditur se cfar firmosin.Zoti I marrte hak sepse njof te motren e tij.Grua e mrekullueshme,.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?