Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mori pjesë sot në homazhet për viktimat e 21 janarit. Në përvjetorin e 14-të të vrasjes së Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtaj, ministri ishte mes zyrtarëve të tjerë nga radhët e Partisë Socialiste që, së bashku me familjarët, vunë lule në vendin ku u vranë viktimat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë. Ne kemi qenë dhe jemi qartësisht në anën e drejtësisë me besimin e palëkundur se i takon vetëm të drejtësisë së re të bëjë drejtësinë e munguar për 21 Janarin, në dritën e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe me besimin te Prokuroria e Posaçme. Ne jemi në anën e drejtësisë dhe presim drejtësi,” thuhet në reagimin e ministrit Balla këtë 14-vjetor të ngjarjes tragjike në një postim në facebook.
Ceremonia e heshtur zhvillohet çdo vit, ndërsa familjet, bashkë me dhimbjen që nuk shuhet ende, vazhdojnë të presin drejtësi.
Lajmi kryesor:
'Vrasjet e '21 Janarit' të qarta si drita e diellit' Rama: Çdo vit që kalon pa drejtësi njollos reformën! SPAK i zënë me çdo gjë tjetër përveçse me këtë çështje
S.G/ReportTv.al