Kronikë

Vrasjet e fundit në vend, Meta: Kërkohen masa të menjëhershme reaguese! Ngjarjet të zbardhen dhe autorët të marrin dënimin më të rreptë ligjor

12 Maj 2021, 15:43| Përditesimi: 12 Maj 2021, 15:46

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit kriminale që janë regjistruar në vend, ku brenda dy ditëve janë vrarë me armë zjarri tre persona.

Me një postim në Facebook Meta bën thirrje për marrjen e masave të menjëhershme nga institucionet. Po ashtu ai thotë se ngjarjet dihet të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe se autorët duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor.

"Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.

Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor", shkruan Meta.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë u vra me breshëri plumbash Bledar Birçaj në Vlorë. Ai u qëllua për vdekje brenda automjetit të tij, në një atentat të mirë organizuar. Një nga pistat kryesore të hetimeve është përplasja e bandave për trafik droge në Spanjë, nga ku Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer.

Ndërkohë, në po të njëjtën ditë, të hënën, në orët e mbrëmjes u vra në Tiranë Mehmet Qema, që u qëllua për vdekje nga shoku i tij, Marjus Dema. Ky i fundit është arrestuar, ndërsa ka deklaruar se nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij dhe se ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia.

Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua në Elbasan Everest Çaka, i cili u qëllua për vdekje në automjetin e tij, në sy të gruas. Kjo e fundit mori një plumb në dorë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe larja e hesapeve mes bandave dhe prishje e pazarit të drogës. Para 10 ditësh, Everest Çaka është marrë në pyetje nga prokurorë belg në lidhje me vrasjen e kushëririt të tij Arjan Spahiut, të cilët po hetojnë për zbulimin e vrasjes.

Komento

Komente

  • Populli: 12/05/2021 16:23

    Ti ke dhon doreheqje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?