Kronikë

Vrasjet e Haklajve në Tropojë, Ilir Demalia në Report Tv: Sali Berisha dha urdhër, SPAK ta nisë punën nga dosja ‘Gërdeci’ dhe ‘21 janari’, janë vrarë njerëz

26 Mars, 19:24| Përditesimi: 26 Mars, 22:50

  • Share

‘Vrasjet e Haklajve në Tropojë janë bërë me urdhër të Berishës’, kështu është shprehur analisti Ilir Demalia lidhur me vrasjet në Tropojë, ndërsa një kallëzim i dytë është bërë për Sali Berishën në SPAK nga familja Haklaj, të cilët e akuzojnë Berishën se ai ka dhënë urdhër për vrasjet. 

I ftuar mbrëmjen e sotme në emision ‘Studio Live’, në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ai u shpreh për varsjet në Tropojë duhet të nis hetimi nga drejtësia.

 ‘Vrasjet e Haklajve janë bërë me urdhër të Berishës dhe kjo dihet se është edhe një incizim dhe shkaktari ka qenë Berisha për masakrën e Tropojës. Çështja duhet sqaruar dhe duhet që të hapet si çështje edhe ajo e vrasjeve në Tropojë. Ai është lindur edhe rritur atje dhe e ka lënë Tropojën në gjendjen më të mjerë. Nëse ka një njeri që i ka bërë dëm Tropojës është Sali Berisha. Janë vrarë njerëz në Gërdec, në Bulevard dhe krimi me vdekje nuk falet kurrë. Vrasja nuk parashkruhet’, tha ai.

Demalia tha se SPAK duhet që të fillojë punën me dosjet për 'Gërdecin' dhe '21 janarin', pasi sipas tij janë bërë vrasje.

‘Berisha ka bërë korrupsion e dinë të gjithë, se ka plas Gërdeci atje. A është krim Gërdeci? Gërdeci nuk është hetuar. Është Shkëlzen Berisha tek dosja e Gërdecit. Edhe SPAK nëse do të bëjë punë të fillojë me Gërdecin dhe me vrasjet e 21 janarit. Kanë bërë vrasje dhe korrupsion’, tha ai.

Po ashtu, Demalia u ndal edhe tek primaret e Partisë Demokratike për të cilat tha se Berisha i gënjeu ata që morën më shumë vota dhe nuk i futi në lista të mbyllura ashtu siç i kishte premtuar.

‘Ai bëri primare dhe tha kush do fitojë do shkojë në lista të mbyllura Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku fituan më shumë vota dhe i la jashtë listave të mbyllura dhe në këtë rast gënjeu në mënyrë të hapur. Nuk i do njeri këta se këta janë shpellar, këta se heqin dot shpellën se janë njerëz të paaftë pa vizion dhe kjo është fatkeqësi për këtë vend sepse s’ka opozitë’, tha ai.

Ndërkohë, avokati Besart Logu nuk pati të njëjtin qëndrim më analistin. Ai tha se deputetët që kanë marr më shumë vota në primare janë futur në lista të mbyllura.  

‘Rama për këto zgjedhje po ndjek një taktikë ndryshe, në 2017 na thoshte na jepni timon vetëm neve se s’na la LSI, sot s’ka fabule. Ajo pasaporta europiane e di vet ai që nuk ngjit sepse nuk varet nga qeveria, është vullnet i unionit. Dhe unionit duhet ti gjesh telat, pra është procedurë. Ai e di që nuk ngjit kjo pasaporta europiane dhe mori një vajzë në Vlorë që kishte vite që kishte ikur nga strukturat e PD. Në PS petalet i zgjodhi kryetari, kush kishte aromë më të freskët i vuri në listë të mbyllur, në PD kishte garë dhe votë. Fituesit e primareve i ke në listë të mbyllur’, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • gori: 26/03/2025 22:09

    Ke të drejtë Demaliaj por në SPAK ka SPURDHIAK që nuk meren me Gërdecin,21 janarin apo me vrasjet në Tropojë por meren me ndonjë kryebashkiak province që ka bërë ndonjë rrugë për banorët apo për të fundosur lali Erin që e pastroi Tiranën nga plerat e non gratës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?