Everest Çaka, Pjerin Xhuvani dhe Liljan Buzo

Kronikë

Tre vrasje në një muaj, lirohet nga detyra shefi i Hetimit në Elbasan

13 Maj 2021, 22:05| Përditesimi: 13 Maj 2021, 22:27

  • Share

Vrasjet e fundit që janë regjistruar në qytetin e Elbasanit kanë vënë në lëvizje strukturat e rendit. Mësohet se Shefi i hetimit në drejtorinë e policisë së Elbasanit, Gjon Gecaj është liruar nga ky pozicion, duke u emëruar në një pozicion tjetër në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.

Në vend të tij është emëruar Krenar Guçe. Ky i fundit ka qenë më parë shef i sektorit të anti-drogës në drejtorinë e Policisë Tiranë dhe së fundmi oficer në sektorin e Krimeve të Rënda.

Tre vrasjet që  tronditën Elbasanin në harkun e pak ditëve.
Më 21 prill, gjatë fushatës elektorale, u vra Pjerin Xhuvani, i cili u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi dhe pjesë e skuadrës së PD-së për mbrojtjen e votës.Të plagosur mbetën  edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë.

Më 6 majë u vra nga bashkëshorti i saj Liljana Buzo. 54-vjeçarja u ekzekutua sapo doli nga dera e gjykatës, pasi kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit. Bashkëshorti i saj Koço Buzo e goditi fillimisht me thikë dhe më pas e qëlloi 7 herë me kallashnikov pas shpine, duke  e lënë të vdekur në vend.

Vetëm dy ditë më parë u ekzekutua në një atentat mafioz Everest Çaka, në sy të gruas, ndërsa kjo e fundit mori një plumb në dorë. Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe larja e hesapeve mes bandave dhe prishje e pazarit të drogës.

Komento

Komente

  • Lornoto: 14/05/2021 18:02

    Krenari oficeri mo i pregatit qe ka policia shqiptare

    Përgjigju
  • Njoni: 13/05/2021 22:11

    Coni mond kosenin në elbason... dhe I bo tango dhe langot e Eelbasoni te shofin onderra me sy hap...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?