Beqiri: Mbi 200 vrasje në Tropojë, Berisha-Meta bënë planin si do ekzekutoheshin Haklajt! Meçe: U shpallën armiq nga Serbia se shmangën luftën civile në Kosovë

19 Dhjetor 2023, 18:03| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 10:52

  • Share

Dhjetëra dosje të vrasjeve pa autor në Tropojë pas viteve 1997 pritet të rihapen, ndërkohë që SPAK, ka në hetim vrasjet e katër vëllezërve të familjes Haklaj, pas denoncimit ndaj Sali Berishës.

Të ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj për të folur për këto dosje kanë qenë analisti Arben Meçe dhe avokati Idajet Beqiri. Meçe tha se gjithçka ka nisur me një miting të Berishës në Tropojë, ku pati përplasje me Haklajt. 

"Në 97-98 ka dy elementë. Lufta politike. Gjithçka fillon nga një miting ku Haklajt kundërshtojnë, bëjnë një debat për një miting të Berishës. Më pas kërkesa e Berishës për të kapur birin e Haklajve që prishi mitingun. 98 është një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Tropojës sepse 98 ekspozoi Tropojën si frontin e parë.

Në 98 një strukturë e armatosur po rikonstruktohej në Kosovë dhe më pas FARK-u në Shqipëri. Ishte paralele. FARK-u tentoi të futej në Kosovë përmes Tropojës. Ishte strategji për të futur në konflikt të armatosur dy struktura të armatosura që ishin të organizuara mirë. Haklajt i bënë bllok FARK-ut dhe e çarmatosi. FARK-u u çarmatos nga Haklajt. Kjo asgjësoi një nga skemat më makabre të zhvillimeve post çlirim në Kosovë. Ishte policia sekrete serbe por s’ka qenë vetëm ajo. Ka pasur dhe faktorë shqiptarë. Armiku numër 1 i Haklajve ka qenë Sali Berisha.

Beteja është më shumë se politike. Ata shmangën luftën civile në Kosovë. Me këtë akt Haklajt u shpallën armiq nga Serbia. Fatmir Haklaj është goditur dy herë nëpërmjet skemave të panjohura në Shqipëri dhe nëpërmjet një armatimi që vinin nga korridoret serbe", tha Meçe.

Një tjetër detaj që Meçe përmendi ishte fakti që Haklajt u konsideruan si mbështetës të UÇK në Kosovë, prandaj u ngrit një plan për shfarosjen e tyre.

"U ndërtua skema që do të fuqizonte vetëm UÇK. Ka pasur zëra që do fuqizojnë dhe FARK-un që të ishin në luftë me njëri tjetrin. Por u gjet zgjidhja paqësore, në mënyrë paqësore FARK-u nuk u fut në konflikt, thjesht çarmatosje. Kështu u shmang lufta në Kosovë. Unë them se zbardhja e ngjarjeve në Tropojë duhet në këtë këndvështrim që po kërkoj unë tani. Palët u përplasën në Tropojë. Ndodhi një ndërthurje e gjakmarrjes dhe hakmarrjes me atë që regjimi serb mori ndaj fisit Haklaj", shtoi më tej ai.

Avokati Idajet Beqiri shtoi se janë mbi 200 vrasje në Tropojë, ndërsa si pikënisës të tyre edhe ai konsideroi Berishën. E ndërsa e quan ish-kryeministrin "një agjent të vjetër të Serbisë", Beqiri u shpreh se ai e quante UÇK pjellë të Beogradit. Sa i përket vrasjes së Haklajve, avokati bëri një deklaratë të fortë duke thënë se u planifikua nga Berisha dhe Meta.

Ora 18:55
Beqiri: Berisha-Meta bënë planin si do ekzekutoheshin Haklajt, thuhet në dosje! Shfarosja e tyre, se furnizonin UÇK-në me armë

Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë në “Studio Live” në Report TV, ku teksa fliste për vrasjet e pazbardhura në Tropojë, deklaroi se plani për shfarosjen e Haklajve është bërë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Sikurse u thashë është një çështje që dihet si ka ndodhur ngjarja. Kush janë organizatorët. Duhet zgjeruar hetimi se bie fjala me të drejtë foli Meçe dhe tha se çfarë bisedash janë bërë në atë kohë. Ishte koha kur Berisha e konsideronte UÇK pjesë të Beogradit. Organizatë terroriste. Në këtë kohë kanë ndodhur dhe vrasjet e Haklajve. Orientimi ishte dhënë. Haklajt erdhën deri te kryeredaktori i RD të asaj kohe sepse në një shkrim e bënin Familjen Haklaj shërbëtor të Beogradit dhe Serbisë. Kur ishte e kundërta. E gjitha fara që hidhej ishte e tillë si të krijonin terrenin për të vepruar kundër Haklajve. Për të shfarosur Haklajt, por nëpërmjet tyre e kuptonin se shfarosnin UÇK që ishin burimi nga u vinte armatimi në Kosovë.

Në këtë aspekt këtu bashkëpunëtorë janë dhe të tjerë. Te një hotel janë bashkuar Berisha me Ilir Metën dhe bëhet plani si do ekzekutohen Haklajt. Këto nuk janë nga unë por nga ato dosje që unë kam në duar dhe nga ata njerëz që kanë qenë pranë Berishës dhe që i kanë parë me sytë e tyre ku janë mbledhur dhe çfarë kanë folur. Kanë patur bashkëpunim sa u futën në veprtim dhe komisariate policie.  Është e domosdoshme që këto vrasje të zbardhen”, shtoi ai.

Ora 18:23
Avokati Beqiri: Mbi 200 vrasje në Tropojë, të zbardhen! Berisha është pikënisja, e konsideronte UÇK pjellë të Beogradit! Si u futën Haklajt në zinxhirin e vrasjeve

“Janë 200 të vrarë në Tropojë. Aq dihen por ka dhe më shumë." Kështu deklaroi avokati Idajet Beqiri në "Studio Live" në Report TV, ndërsa kërkoi që SPAK  të nisë hetimin për zbardhjen e ngjarjeve pa autor.

"Zanafilla nisi nga mitingu i famshëm që të gjithë shqiptarët e dinë se kanë parë dhe videon. Ne pamë dhe videon që u zhvillua kundër Izet Haxhisë që Berisha urdhëroi njerëzit e vetë kur iu prish mitingu në Tropojë dhe mitingu nuk iu prish se donte të prishte mitingun Haklaj… Berisha është agjent i vjetër serb dhe i ka shërbyer, ka marrë dhe shpërblim. Edhe sot nuk i ndahet asaj pune qoftë me qëndrimet që mban, duke qenë vetë i tillë gjithmonë ka dashur ta hedhë te të tjerë. Familjes Haklaj i ka thënë ju jeni bashkëpunëtorë të Serbisë. Duke hedhur të tilla insinuata atëherë kjo familje që ka qenë nga më të mirat në Gjakovë me kontribute të jashtëzakonshme kjo nuk mund ta duronte një gjë të tillë dhe i ka dhënë një mësim Saliut në miting me një zbrazje atomatiku në ajër. I ka thënë bëj kujdes se ne e dimë kush është serbi i vërtetë.

Pas kësaj i urdhëroi njerëzit e vetë, urdhëri është në video dhe tha gjallë a vdekur unë kët ënjeri e dua në Tiranë. Nuk kaloi shumë kohë dhe ai u vra. Njerëzit afër Berishës mes të cilëve Izet Haxhia i ka thënë Azem Hajdari që me këtë që keni bërë Tropojën e shuat. Kush e bëri këtë gjë sepse po na e shuan Tropojën, djemtë  e Tropojës sepse nuk mund të falte gjakun e Shkëlqimit.

Jo vetëm me kaq, lidhet dhe me tjetrën që kjo familje, familja Haklaj, posaçërisht Shkëlqimi, Fatmiri e shpëtuan Shqipërinë nga lufta që Veriu do bënte në Vlorë kundër Jugut sepse Saliu dha urdhër të bënte mobilizimin e djemve të Tropojës për të luftuar kundër vlonjatëve në 97 që Saliu të rrinte përsëri president dhe të shuante gjoja revolucionin e vonuar që do niste në Vlorë. Kjo familje, Fatmiri me shokë e ndali këtë gjë, u tha të mos biem pre e këtij krimi”.

“Dihen kush janë ekzekutorët dhe organizatorët. Asgjë nuk duhet të dalë jashtë kontekstit. Ishte koha kur Berisha e konsideronte UÇK pjellë të Beogradit. Në këtë kohë kanë ndodhur dhe ngjarjet”, shtoi Beqiri.

Ora 18:21
‘SPAK vazhdon hetimet’, avokati Beqiri: Vrasjet në Tropojë jo për hakmarrje por për Kosovën

 

Avokati Idajet Beqiri në “Studio Live” në Report TV duke folur për vrasjet e pazbardhura në Tropojë u shpreh se SPAK ka nisur hetimet por me ritëm të ngadaltë. Ndërsa cilësoi një miting të Sali Berishës si pikënisje të konflikteve që sollën më pas vrasjet, ai tha se gjithçka ndodhi për Kosovën.

“Hetimet SPAK i ka filluar. Pasi pyetën të motrën në cilësinë e deklarueses motrën e Haklajve, Aishen e cila dha të gjithë tablonë se çfarë ka ndodhur me familjen e saj, cilat ishin shkaqet që u godit posaçërisht vëllezërit e saj. Ajo dha detaje prova fakte të cilat ishin një bazë jo thjesht dhe vetëm për të regjistruar procedimin penal por për të regjistruar procedimin me emra konkretë autorësh pasi deklarimet e saj nuk ishin as fantazi por një pjesë shumë e  mirë e atyre që ne konsiderojmë prova ishin të dala nga goja e një dëhsmitareje okulare. Që kishte parë ngjarjen e autorët e i stigmatizoi ata me emër mbiemrër minuta e orë, për armës, sikurse dhe një sërë provash të tjera që i janë servirur SPAK. Pas deklarimeve të saj ne kemi një informacion gjysmak nga SPAK që po vazdhon hetimet hetimet por me ecjen e breshkës megjithëse situatën e ka të qartë. Ne ende nuk e kuptojmë përse ky lloj hezitimi aq më shumë në kohën që ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që miti i të pandëshkueshmëve ra. Derisa ra miti i të pndëshkueshmëve, ato krime që janë të dukshme të hapura dhe autorët janë konkrete nuk po merren përgjegjësi penale për këto vepra.

Janë ato që tha më parë Meçe. Nuk kemi të bëjmë me vrasje për hakmarrje që kanë cënuar një miting dhe aty fillon inati pse më prishe mitingun, janë ato që tha Meçe, ka të bëjë me luftën që populli i Kosovës organizoi kundër Serbisë për të çliruar Kosovën nga pushtimi serb. Kanë të bëjnë me UÇK me korridorin e fuqishëm që u krijua. Nëse flasim për një luftë heroike që e solli NATO-n në Kosovë e hodhi kundër Serbisë, ishte UÇK? Bazën e kishte te ai korridori që u krijua në Kosovë, bazën e kishte pikërisht te korridori që u krijua në Kosovë dhe aty kishte protagonist edhe nga ana përtej Drinit në Kosovë dhe nga ana shqiptare, posaçërisht familja Haklaj, me Halilin dhe Fatmirin. Ata kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe me çdo kusht duheshin ndëshkuar dhe nga shërbimet sekrete serbe që i dinin këto gjëra, por që në kohën e tyre bashkëpunonin dhe me strukturat e shërbimit kombëtar, mbeturina të vjetra të Gazidedes këtu në Shqipëri por kryesorin kishin Berishën. Ishte pikërisht zanafilla e 200 vrasjeve. Ata që kanë ekzekutuar vëllezërit Haklaj por edhe kushëririn e parë të tyre dhe Haklaj të tjerë janë me emër mbiemër. Kanë qenë vrasje të organizuara në mënyrë perfekte. Zinxhiri nisi pikërisht nga ai mitingu i famshëm që shqiptarët e dinë se kanë parë videon.”

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjin: 20/12/2023 09:36

    Nqs dikush mendon se fark carmatosej ( në fakt grabitej)nga cubat për të shmangur luftë civile, i'a fut krejt kot. Tropojsat në atë kohë u çartën krejt me lirinë e sapo gjetur për të përdorur armët.

    Përgjigju
  • Mark: 20/12/2023 04:14

    Ndodh vetem ne Shqiperi qe te burgosurit per krime te renda, vrases dhe kriminele gjithshfarllojesh evokohen si "heronj". Dhe nga kush? Nga nje mediokerr drejtesie i denuar i enverizmit dhe mashtrues po kokerr mashtruesi per "ceshtjen" e trojeve. Banda e armatosur e Haklajve, edhe pronare policie malar, me autokolone shkuan ne Tirane dhe vrane ashtu per nje moskeqkuptim! Mire ata por kjo media jone kaq rende ka rene nga pesha e korrupsionit sa nuk la asnje barriere morali dhe standarti etike. Prit kur te shpallin hero vrasesit e Falkones!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?