Makinat e sekuestruara sot ne Shkoder

Kronikë
Top 24

Vrasjet në Shkodër, 4 të arrestuar, njëri i Bajrajve, Artan Hoxha: Kryesorët nuk janë kapur (Detaje)

5 Shtator 2018, 22:38| Përditesimi: 6 Shtator 2018, 09:02

  • Share

SHKODER-Katër persona janë arrestuar nga policia e qytetit verior pas kontrolleve ditën e sotme në lagjet Kiras dhe Dobraç, ku banojnë familjet Bajraj dhe Lici. Arrestimet u kryen pas aksionit që u konkludua pasdite me bllokimin e katër makinave të blinduara. Sipas burimeve të Report Tv, njëri nga katër personat e arrestuar është nga familja Bajraj. Ndërkohë që nuk ka të dhëna nëse mes tyre janë edhe autorët e vrasjeve të fundit në Shkodër.

Personat e arrestuar janë të dyshuar si të përfshirë në krimet e fundit, ndërsa janë sekuestruar makina të blinduara, celularë dhe fishekë. Makinat e blinduara janë në përdorim të familjeve Lici dhe Bajri. Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga Report Tv, katër automjetet e sekuestruara janë 'Benz Rexhina', 'BMW Seria 7', në pronësi të Licajve dhe dy 'Audi' luksoze të familjes Bajraj.

RENEA u fut sot në lagjen Dobraç, aty ku banon fisi i Bajrave. Po ashtu kontrollet janë bërë edhe në lagjen Kiras, ku banojnë anëtarët e familjes Lici. Fakti që RENEA me automjete të blinduara kishte shkuar në Shkodër, ka bërë që asnjë prej anëtarëve të këtyre familjeve të mos lëvizin në qytet me automjete të blinduara dhe sekuestrimi i tyre është bërë në oborre ose garazhe. Duke iu referuar kontrollit të RENEA-s sot në Shkodër në dy lagjet Kiras dhe Dobraç, Artan Hoxha i ftuar në emisionin Repolitix tha se në momentin që nisi kontrolli në Shkodër u fikën dritat.

Sot në orën 05:00 të mëngjesit janë fikur dritat në zonat ku do të bëhej kontrolli.

Artan Hoxha

Gjithashtu gazetari i Report Tv, Artan Hoxha theksoi se janë sekuestruar më shumë se katër makina të blinduara dhe se kryesorët nuk janë kapur, por janë larguar.

Numri i mjeteve të bllokuara është më i madh se ai i deklaruar, njëri ishte më i rëndë sesa ishte kapaciteti i karrotrecit madje... Ka njerëz të dy familjeve (Bajraj dhe Lici) që janë shoqëruar, por edhe që kanë pasur lidhje shoqërore me ata. Policia ka bërë një krehje aty. Shkodra, Elbasani dhe Vlora e kanë më të agravuar situatën. Në vijim do të ketë ngjarje të tjera. Sot policia u hoqi mjetet e blinduara dhe jo armët. Kryesorët kanë lëvizur nuk  janë kapur.  Mesazhi është ‘po të duam jemi ne Zot’.

Artan Hoxha

Gjatë ditëve të fundit policia ka zhvilluar një sërë kontrollesh në Elbasan, Lezhë, Tiranë e Durrës. Kontrollet e shumta vijnë pas vrasjes ditën e shtunë të biznesmenit në Shkodër, Arjan Ferracaku. Në  dy muaj në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ndërkohë që dy persona janë shpallur të zhdukur prej mëse dy javësh. Ende asnjëra nga vrasjet e Shkodrës nuk është zbardhur nga policia.

Komento

Komente

  • Sula: 06/09/2018 09:33

    Artan Hoxha qe mbahet si gazetar investigativ dhe din kush jane kryesoret , pse nuk flet . Cdo ngjarje do prova dhe jo llafe koti

    Përgjigju
    • zinizin: 11/09/2018 20:12

      Aj o big than all xha Sul

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?