Kronikë
Top 24

Vrasjet në Shkodër, zv/ministrja Rovena Voda: Do kemi të tjera arrestime, hetimi në proces

6 Shtator 2018, 14:39| Përditesimi: 6 Shtator 2018, 17:23

  • Share

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e ftuar në studion e Report Tv u shpreh se policia do vijojë aksionin në Shkodër pas ngjarjeve të fundit kriminale. Pas arrestimit të katër personave të dyshuar për disa ngjarje, si Ilir Rustemi (Bajri), Emrah Plaku, Astmer Bilali dhe Erogen Brajoviç, 36 vjeç, Voda tha se në pranga do shkojnë edhe persona të tjerë, pasi sipas saj, ngjarjet janë në hetim. 

Hetimet vijojnë. Nuk është çudi që të kemi arrestime të tjera në Shkodër, është një proces i gjatë hetimi. Aksioni në Shkodër është vazhdim i operacionit Forca e Ligjit. 

Rovena Voda, zv/ministre e Brendshme

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës se ngjarjet e fundit janë përgjegjësi e qeverisë, Voda tha se grupet kriminale në vend veprojnë prej disa vitesh, qëkur vendi drejtohej nga PD dhe Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm. 

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda në studion e Report Tv

Nga analiza që iu është bërë grupeve kriminale, këto grupe nuk kanë lindur sot. Është Shkodra, Elbasani, dhe qarqe të tjera. I kemi gjetur të ngritura dhe të strukturuuara mirë vite më parë, 2009, 2010, 2011, 2012. Sot kryetari i opozitës, ish-ministër i brendshëm, pyetja ime do ishte a ka legjitimitet të ngrihet dhe të flasë për krimin, kur nga analiza që kemi bërë del se këto grupe kanë ekzituar. Por ne kemi guximin të ngrihemi, të bëhemi bashkë dhe të vëmë në shërbim të sigurisë së rendit gjithçka për të kthyer në normalitet rendin dhe sigurinë. Sa herë që krimi e sheh se laku po i ngushohet, ka edhe goditje të dhunshme, ne presim operacione konkrete nga Forca e Ligjit. Ato grupe kriminale që janë identifikuar, jemi të sigurt se do të shkojnë përpara drejtësisë. 

Rovena Voda, zv/ministre e Brendshme

Sa i takon ndryshimeve të paralajmëruara nga ministri Xhafaj në drejtoritë ronale të policisë, Voda tha se kjo do vendoset pas analizës nga Task Forca. 

Analizë deri në fund të tetorit drejtorive rajonale dhe më pas do vendoset dhe për lëvizjet në Policinë e Shtetit.  

Rovena Voda, zv/ministre e Brendshme

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?