Arrestohet vrasësi i dyshuar i aktivistit amerikan, Charlie Kirk. Ai është identifikuar si Tyler Robinson, 22-vjeç nga Utah. Presidenti amerikan Donald Trump tha për Fax News se ai ndodhet në paraburgim, ndërsa shtoi se shpreson që të dënohet me vdekje. Trump bëri me dije gjithashtu se kishte qenë babai i autorit që e ka dorëzuar te autoritetet.
"Shpresoj që t'i japin dënimin me vdekje.", deklaroi Trump.
Më herët, u publikuan edhe pamjet nga kamerat e sigurisë që tregonin autorin e dyshuar në Universitetin e Luginës së Utah-it, teksa zbret nga një çati dhe vrapon në rrugë.
Elementet mbi të cilat u përqendruan hetuesit ishin arma, e cila u gjet në një zonë të pyllëzuar, gjurmët e parakrahut, pëllëmbës së dorës dhe të këpucës, si dhe imazhet e arratisjes së sulmuesit. Sipas autoriteteve, autori mbërriti në kampus pak para mesditës dhe përdori shkallët për të arritur në çatinë e një ndërtese të kampusit, Qendrës Losee, e cila ofronte një pamje të qartë të vendit ku Kirk po fliste.
Vrasja e aktivistit konservator 31-vjeçar dhe themeluesit të Turning Point USA në Utah ka tronditur Shtetet e Bashkuara. Kirk, baba i dy fëmijëve, po debatonte me studentët pikërisht për vrasjet në SHBA, kur u qëllua me një armë të precizionit të lartë. Autori qëlloi nga një distancë prej 180 metrash, duke e goditur në qafë, ndërsa ai ishte i rrethuar nga një turmë e madhe studentësh nën një tendë të bardhë në kampusin e universitetit.
I riu, 22 vjeç ia kishte rrëfyer krimin një prej miqve të tij përmes mesazheve, ndërsa në plumba, kishte shkruar disa shprehje si "Bella ciao", "Hej fashist, merre këtë".
Autoritetet amerikane kanë publikuar foton e Tyler Robinson 22 vjeç, autorit të vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk.
Zyrtarët konfirmuan se ai nuk ishte student në Universitetin e Utah. Vetë Universiteti konfirmoi se Robinson kishte studiuar shkurtimisht atje në vitin 2021.
Një anëtar i familjes e kishte përshkruar Robinson se ishte bërë "më politik" në vitet e fundit dhe më parë i kishte thënë një të afërmi se nuk e pëlqente Kirkun.
Robinson ishte regjistruar për të votuar në vitin 2021 dhe rezulton pa asnjë preferencë partiake.
Autoritetet thanë se një anëtar i familjes së Robinson i tha një miku të familjes se ai kishte rrëfyer, ose kishte nënkuptuar, se e kishte vrarë Kirk-un. Shoku më pas ia përcolli këtë informacion një sherifi.
Hetuesit intervistuan shokun e dhomës së Robinson, i cili u tregoi atyre mesazhe midis tij dhe një llogarie me emrin "Tyler" në aplikacionin e mesazheve Discord.
Robinson u gjet nga autoritetet dhe u arrestua në Uashington, Utah, më 12 shtator. Ai mbante veshur rroba që përputhen me ato që mbante i dyshuari në pamjet filmike.
Foto:Tyler Robinson
Tyler Robinson, është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Charlie Kirk, një aktivist konservator dhe influencues. Presidenti i SHBA-së Donald Trump, mik i Kirk, zbuloi se një i dyshuar ishte arrestuar. 22 vjeçari, jeton në Utah dhe u arratis pas vrasjes.
Sipas Guvernatorit të Utahut, Spencer Cox, Robinson ia rrëfeu krimin një miku të tij përmes mesazheve. Ai shkroi disa fraza në plumba, duke përfshirë "Bella ciao", "Hej fashist, merre këtë" dhe "Nëse e lexon këtë, je gay, LMAO, të kemi borxh". Robinson i shkroi këto mesazhe në platformën Discord.
Hetuesit gjetën një pushkë dhe dylbi, të mbështjellë me një copë të errët.
Nëna e Robinson, në profilin e saj në Facebook, e përshkroi të birin si një student të shkëlqyer dhe postoi një video të Tyler ku tregonte se i ishte dhënë një bursë kombëtare prej 32,000 dollarësh për në Universitetin Shtetëror të Utahut.
Imazhet e publikuara nga FBI-ja ishin mjaftueshëm të qarta saqë babai i djalit e njohu atë.
Sipas guvernatorit të Utah-ut, ishte familja e djalit që e dorëzoi atë tek autoritetet.
"Falënderoj oficerët e zbatimit të ligjit që e kapën shpejt të dyshuarin dhe falënderoj familjen e Tyler Robinson që bëri gjënë e duhur duke e sjellë atë në forcat e rendit", tha Cox.
"Kjo ishte një ditë e tmerrshme për vendin tonë dhe për shtetin e Utah-ut, por ne i kemi dhënë fund këtij kapitulli të trishtueshëm", shtoi ai.
Nuk është e qartë në këtë kohë se çfarë e motivoi vrasjen e Kirkut, por një anëtar i familjes Robinson, duke folur me autoritetet, tha se Tyler ishte "bërë më i interesuar në politikë kohët e fundit" dhe po fliste negativisht për Kirkun./Corriere della Sera
Vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk është identifikuar si Tyler Robinson, 22-vjeç nga Utah.
I riu u arrestua mbrëmë në orën 23:00 sipas kohës lokale në St. George, Utah, pranë Parkut Kombëtar Zion, 250 milje nga kampusi universitar ku u vra Kirk.
Trump i tha Fox News në SHBA se vrasësi i Charlie Kirk është kapur tashmë nga autoritetet. Ai ishte në arrati prej thuajsë dy ditësh.
"E kemi në paraburgim. Do ta njoftojnë sot. Një person i afërt me të dyshuarin e ka dorëzuar atë. I dyshuari mbahet në selinë e policisë.
Edhe babai i të dyshuarit ndihmuan në kapjen e tij", tha Trump për televizionin amerikan.
Komente
