Lucy Letby

Vrasësja 'seriale' e foshnjave në Britaninë e Madhe dënohet me burgim të përjetshëm

21 Gusht 2023, 17:03| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 17:05

  • Share

Infermierja Lucy Letby do të kalojë pjesën tjetër të jetës së saj në burg, pasi vrau 7 foshnja dhe tentoi që të vrasë edhe 6 të tjera në spitalin "Countess of Chester" në Britaninë e Madhe. Gjykata britanike e dënoi me burgim të përjetshëm 33-vjeçaren, në një seancë që ajo refuzoi të marrë pjesë.

Gjyqtari Justice Goss dha dënimin e rrallë, që është burgimi i përjetshëm, pa mundësi lirimi, duke i thënë asaj: "Ti do ta kalosh pjesën tjetër të jetës në burg".

Letby akuzohet se ka përdorur turnet e natës për të kryer sulmet ndaj foshnjave, sepse ajo e dinte se prindërit nuk kishin gjasa të vizitonin repartin e të porsalindurve. 33-vejçarja vrau foshnjat duke i mbytur, gjatë kohës që punonte në spitalin "Countess of Chester", që përkon me periudhën midis qershorit 2015 dhe qershorit 2016.

Letby u shpall gjithashtu fajtore për vrasje të mbetur në tentativë për 6 foshnja të tjera. Ajo refuzoi të kthehej në gjykatë për të dëgjuar dënimin e saj.

“Ishte një makth i gjallë”, tha nëna e djemve binjakë, njëri prej të cilëve u vra dhe një i mbijetoi helmimit nga insulina.

“Bota jonë u shkatërrua kur hasëm të keqen e maskuar si një infermiere e kujdesshme. Duam drejtësi dhe ajo ditë ka ardhur, tha nëna e një vajze dyditëshe, që u vra nga Letby.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?