Vrau 14-vjeçarin pranë shkollës ‘Fan Noli’, dëshmia e autorit: U zumë se po më shikonte! Nuk tregon ku fshehu armën e krimit

20 Nëntor, 09:02| Përditesimi: 20 Nëntor, 11:22

  • Share

TIRANË- Thika me të cilën u vra 14-vjeçari Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij të hënën e 18 tetorit ende nuk është sekuestruar nga grupi hetimor. Autori i vrasjes, tashmë i arrestuar, nuk ka pranuar që të tregojë para se ku e ka fshehur armën e krimit me të cilën goditi Canin dhe shokun e tij, ndërsa mbeti edhe vetë i plagosur pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë. Në dëshminë e tij, aii ka thënë se thikën nuk e ka pasur me vete brenda ambienteve të shkollës, por e kishte fshehur diku aty afër. Gjithsesi hetimet në këtë drejtim vijojnë. 

Ndërkohë, Report Tv ka arritur që të zbardhë edhe dëshminë e autorit 14-vjeçar, i cili është pyetur në prani të psikologëve siç e parashikon ligji. 14-vjeçari ka treguar që sherri me Martin Canin kishte nisur që ditën e premte, 15 nëntor. Sipas pretendimit të tij, gjithçka ka nisur se Cani “po e shihte” dhe kështu mes tyre kishte nisur një debat që të miturit e kishin lënë për “ta sqaruar”. I pyetur nëse është penduar, ai nuk ka pranuar të flasë, bëjnë me dije burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema. 

Në dëshmi, 14-vjeçari ka pohuar se me Canin është zënë edhe të hënën e 18 nëntorit kur ndodhi edhe vrasja. Burimet i thanë Report Tv se dy të miturit të hënën janë zënë brenda ambienteve të shkollës dhe ky episod i sherrit verbal kishte rënë edhe në sytë e oficeres së sigurisë, por djemtë janë shprehur para saj se e zgjidhën pasi e gjitha ishte një keqkuptim.

“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t'u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai.

Gjithçka është mbyllur aty për aty pa u bërë e madhe dhe pa thërritur në shkollë prindërit e të miturve të përfshirë në debat. Sipas dëshmisë së autorit, të dy kanë lajmëruar shokët dhe pas mësimi ka nisur edhe përleshja me grushte, në një rrugicë qorre vetëm 200 metra larg shkollës.

Cani thirri shokun e tij që luanin së bashku në skuadrën e U-15 me Dinamon, i cili ishte nxënës i shkollës “Mustafa Qemal Ataturku” në Sauk. Edhe ai, futbollist, mbeti plagosur ndërkohë që edhe autori kishte marrë në ndihmë një shok të tij, nxënës i shkollës Fan Noli, por deri më tani ai nuk del i implikuar në ngjarje pasi roli i tij ka qenë vetëm për të ndarë palët.

Autori bashkëmoshatar, mori gjithashtu një plagë aksidentale në parakrah gjatë përleshjes. U largua me vrap drejt pazarit të ri, derisa të njohur të tij e çuan një makinë në një spital privat për mjekim. I mituri u arrestua në ambientet e spitalit për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në rrjetet sociale reklamonte me trimëri edhe thikën me të cilën i mori jetën bashkëmoshatarit. Ndërkohë, Cani ndërroi jetë në spitalin e Traumës dhe një ditë më parë u përcoll për në banesën e fundit. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/11/2024 02:56

    Ky e filloi qe 14 vjec me vrasje,mendoni si do te vijoje jeta e tij kur te rritet!Me ben pershtypje se perse familja e vrasesit nuk ka kerkuar falje publikisht per krimin qe beri djali i tyre!

    Përgjigju
  • Ajo: 20/11/2024 15:02

    O njeres te Eger si mund ti marresh jeden nje njeriu se po me shikonte?A jeni normal ne trurin tuaj?Vendi ka nevoj per nje edukim rrenjesor qe fillon nga familja se pari shoqeria Institutionet dhe te gjithe me radhe.E tmerrshme.

    Përgjigju
  • Prindi: 20/11/2024 14:28

    Babi dhe mami i vrasesit, pse nuk e edukuat cunin? Po te kishte vdekur cuni juaj, cdo benit? Bashkepunoni me policine, kerkoni falje!

    Përgjigju
  • Taven Saliu: 20/11/2024 14:16

    Ktė monstrēn .alok duhet mar e duhet ekzekutuar menjēher nuk duhet me i dhēn buk kti çeni. Pty rac pise.

    Përgjigju
  • Lala: 20/11/2024 13:51

    Pranej duhet lejuar shpulla NGA mesuesit.qe te mesojn keta ropq... Se Car esht respekti.se I perkedhel shpija.sguxon mesusi Tu thot nje fjale TI nxjerri NGA mesimi e been pordh keta e U rriten veshet.e njejta gje Si politikanet mesohen me pandeshkushmerine DHE bejn pershesh se Ska ndeshkime.

    Përgjigju
  • E tmerrshme: 20/11/2024 11:30

    Po mos tu duket cudi qe njerzit po vriten sepse me shikon.Kam qene vete presented kur nje burre rreth 45 vjec ju hakerrua nje tjtri duke i thene pse me shikon. Shyqyr sherri nuk shkoi me tutje por ne qe ishim prezent u trendier shume. Keta tipa o su punon truri o sjane njerez po egersira.Jeta e ketij djali qe beri vrasjen mori fund ai sbehet me njeri pike. Thirini mendjes prinder e mesues femijet jane e ardhmja jane vete jeta .

    Përgjigju
  • Gazetarua: 20/11/2024 10:46

    Cfare rezultatesh prisni kur tv, media, smartfon jane plot me dhune, droge, prostitucion dhe lek i shpejt pa punuar..keto antivlera po promovon shoqeria ne mabre boten e jo me ne Shqiperi!

    Përgjigju
  • Tavuri: 20/11/2024 10:21

    Pyesni Bab Frrok Shpellarin ku a thika. Jane te lindur gjakatar. Mjere Tirana e kudo ku kan zbrit rraca bastarde Oroshit.

    Përgjigju
  • Turi: 20/11/2024 09:53

    Cfare mentaliteti idiot , u zume se po me shikonte

    Përgjigju
  • edi: 20/11/2024 09:29

    Nje gje nuk arrij ta kuptoj, a kishte familje ky vrasesi qe nuk po ndigjohen fare ! Te pakten per te kerkuar falje .

    Përgjigju
    • Lexues: 20/11/2024 10:24

      Familjaret e kane vendin ne burg, bashke me te.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?