Griselda Gjikolaj

Kronikë

Vrau 17-vjeçaren në Laprakë, gjykata dënon me burg përjetë të riun, Robert Përpepaj

11 Maj 2021, 12:47| Përditesimi: 11 Maj 2021, 16:46

  • Share

Gjykata e Tiranës shpall fajtor dhe dënon me burg përjetë Robert Përpepajn i cili vrau me armë zjarri Griselda Gjikolën. Togat e zeza të kryeqytetit pranuan pretencën e prokurorisë e cila rreth një muaj më parë kërkoi dënimin me burg përjetë për të riun.

Robert Përpepajn ka marrë kështu dënimin maksimal për vrasjen e minorenes Griselda Gjikola, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Laprakë. Ndërsa për të pandehurin tjetër Robert Muzhaqi, gjykata e ka dënuar me  23 vite burg. Ndaj Përpepajt prokuroria ngriti akuzën e 'Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese' ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”. Ngjarja e rëndë  ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të vitit 2018.

Në dosjen e prokurorisë hidhej dritë mbi motivet e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e Erjon Bengaj. Referuar dokumentit zyrtar, rezultonte se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Vajza, thuhet në dosje se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij.

10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, u konfliktuan në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçarin Përpepaj. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun e mund të ngacmojë çdo vajzë”. Në debat e sipër Erion Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë Saimir.H, por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë Erion Begën.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?