2 kushërinjtë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj

Vrau 2 kushërinj se e qëlluan me levë, polici i burgjeve në Fier merret i pandehur

3 Dhjetor 2020, 15:02| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 15:09

  • Share

Janë mbyllur hetimet për Martin Skëndaj, efektivin e policisë së Burgut të Fierit, i cili në 17 dhjetor 2019, ka ezkekutuar me pistoletën e shërbimit, Manol Rapaj dhe Elis Kapaj.

2 viktimat janë kushërinj, djem teze me njëri-tjetrin dhe një vit më parë mbetën të vdekur në Patos, pas një përplasje me sende të forta dhe armë me policin e burgjeve, Martin Skëndaj.

Ky i fundit tashmë është marrë i pandehur nga prokuroria e Fierit, për akuzën e “Vrasjes së kryer në gjendje të tronditjes së fortë psiqike” në dëm të Elis Kapajt dhe “Vrasje me dashje” në dëm të Manol Rapaj.

Sipas prokurorisë, efektivi i policisë së burgjeve Martin Skëndaj, është goditur fillimisht me levë hekuri nga Elis Kapaj, sapo ai ka dalë nga ambulanca dhe si pasojë e kësaj goditje, Skëndaj ka marrë dëmtime në kokë dhe i janë thyer tre gishta të dorës së djathtë.

Për më tepër, Skëndaj ka vijuar të goditet me grushta nga dy kushërinjtë, veprime të cilat kanë detyruar efektivin e policisë së burgjeve Martin Skëndaj që të nxjerë armën e shërbimit, një pistoletë “Glock” dhe të hapi zjarr.

Skëndaj ka qëlluar plot 13 herë drejt Elis Kapajt, i cili po e qëllonte me levë hekuri. Ekzekutimi i Elis Kapaj, është bërë në sheshin qëndror të Qëndrës Shëndetësore të Patosit, dhe e gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Nga këto goditje, Kapaj ka mbetur i vdekur në vend. Ndërsa më pas ka vijuar me armë në dorë të ndjekë Manol Rapajn, të cilin e ka qëlluar për vdekje. Rezulton se pasi ka vrarë dy kushërinjtë, efektivi i policisë Martin Skëndaj, është kthyer sërish ku qëndronte i pajetë Manol Rapaj, duke e qëlluar një herë të vetme me armë.

Pas këtij moment autori ka qëndruar në vendgjarje, duke hedhur armën luftarake dhe i ka kërkuar një mjeku të Qëndrës Spitalore, që të njoftonte policinë. Shak i kësaj ngjarje të rëndë që solli dy viktima në Patos, ka ardhur një sherr i një dite më parë, mes Martin Skëndaj, babait të tij, Aleksandër Skëndaj dhe Manol Rapaj, pasi ky i fundit kishte krijuar një raport intime me motrën e Martin Skëndaj.

Si paosojë e kësaj lidhje intime, motra e Martinit ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj, dhe ka shkuar të banojë në një qëndër sociale në Vlorë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?