Ragip Gila, 29-vjeçari që sot vrau 2 persona në Shkodër dhe plagosi 2 të tjerë, është liruar nga qelia pak kohë më parë ku vuante dënimin për prodhim dhe shitje droge.
Ai ishte arrestuar në 2023-shin me arsenal armësh e municionesh, dhe prodhim e shitje droge. 29-vjeçari u dënua fillimisht nga Gjykata e Shkodrës me 5 vite burgim. Në aplikimi të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 3.4 vite burg vetëm për çështjen e drogës, kurse akuzat për armëmbajtje u pushuan për shkak të amnistisë vjetore.
Gila qëndroi në qeli më shumë se 1 vit, deri në sa në 4 mars të këtij viti, Ragip Gila u lirua përfundimisht. Në zbatim të nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale, Ragip Gila u lirua me kusht nga Gjykata e Shkodrës. Dënimi i tij u pezullua dhe për 5 vite do të ishte në shërbim prove. Në vendimin e dhënë, specifikohen edhe kushtet e shërbimit të provës.
“Vënia në provë e të pandehurit Ragip Gila për në periudhë kohe prej 5 vjet, me kusht që gjatë kohës së provës ai të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjatë kohë së provës, i pandehuri Ragip Gila të mbajë kontakte me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Shkodër. Urdhërohet i pandehur Ragip Gila të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë”, thuhet në vendimin e arsyetuar të gjyqtarit Albert Keraj.
Paradoksi qëndron se 6 muaj pas lirimit nga qelia dhe vendosjen e tij në shërbim prove, Ragip Gila vrau 2 persona në mes të Shkodrës dhe plagosi 2 të tjerë. Të vrarë mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra. Vetë autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Lajmi kryesor:
Masakër në Shkodër me 2 të vrarë! Plagoset anëtari i Bajrave dhe kamerierja! Pranga autorit: Doja të vrisja Erogenin! ‘Bastisen’ banesat e fisit Lici (FOTO+VIDEO)
V.GJ /SI.E./ReportTv.al
