Kronikë

Masakra me 2 të vrarë në Shkodër, gjykata lë në burg autorin Ragip Gila

11 Shtator, 08:52| Përditesimi: 11 Shtator, 12:00

  • Share

SHKODËR - Është lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës, Ragip Gila, i cili mëngjesin e 8 shtatorit vrau në qendër të Shkodrës 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë. Ishte orokurori i çështjes, Pjerin Çukaj, që kërkoi arrest me burg për autorin e masakrës që tronditi kryqendrën e veriut.

Të vrarë mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi). Ndërsa u plagosën Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit ku ndodhi masakra. Vetë autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes. Në polici ai tha se objektiv për të vrarë kishte Erogen Brajoviç alias Erogen Vaso, pjesë e grupit të Bajrave.

 I konsideruar krahu i djathtë i Ibrahim Licit, Barush Bregu, siguroi të gjitha mjetet e nevojshme për tu realizuar vrasja e njeriut të Bajrave, Erogen Brajoviç mëngjesin e 8 shtatorit.

Dy vite më parë, në fillim të dhjetorit 2023, Ragip Gila u arrestua në Shkodër pasi iu gjetën në banesë një sërë sendesh të kundraligjshme.

Bëhet fjalë për maska, paruke, jelekë antiplumb, kokore metalike si të policisë, armë gjahu, municion luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin nga grupet kriminale.

Ragip Gilës iu gjetën gjithashtu edhe 1 kavanoz me 13 pako kanabis. Droga dyshohet se shitej në afërsi të shkollave, lokaleve dhe zona të ndryshme të Shkodrës.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?