Viktima Emiljano Ndoi

Vrau 25-vjeçarin se i rrihte djalin, gjykata e Shkodrës dënon me 10 vite burg Mark Kodrën

4 Janar 2022, 11:47| Përditesimi: 4 Janar 2022, 12:07

  • Share

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 10 vite burgim Mark Kodrën, 47 vjeç, i cili me 29 maj të këtij viti qëlloi për vdekje bashkëfshatarin Emiliano Ndou, 25 vjeç. Gjykata vendosi 15 vite burg për të,  por dukë qenë se ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dënimi u ul në 10 vite burg. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kalçetos sportive të fshatit Bardhaj.

47-vjeçari Mark Kodra deklaroi në gjykatë pas vrasjes se 'ajo punë ka ndodhur, çfarë është bëre është bërë', ndërsa nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme. Mark Kodra pranoi se është ai autori i vrasjes dhe ka sqaruar se konflikti ka nisur para një viti dhe me pas është përshkallëzuar derisa viktima sipas autorit i ka rrahur djalin këtij të fundit edhe pse e kishin lajmëruar disa herë që të bënte kujdes.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndue Lleshaj: 05/01/2022 06:24

    Ska mundesi 10 vite burg per vrasje. Ka dhene leke njerezit e viktimes tek gjykatesit, qe te dali shpejt dhe ta vrasin. Gjyqtaret duhen denuar!

    Përgjigju
  • Iris: 05/01/2022 04:11

    10 vjet burg per vrasje te paramenduar!!! S'ka ne bote si drejtesia dhe ligjet shqiptare.

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/01/2022 11:57

    10 vite për vrasje…!!!! Drejtësi l***…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?