Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar verifikimin për lirimin e vrasësit Dan Hutra në 2022, para se të kryente masakrën me 3 të vrara më 1 mars.
ILD sqaron se vendimmarrja e gjyqtarit për lirimin nga burgu të Dan Hutrës ishte në përputhje me ligjin. Gerd Hoxha e liroi pasi Hutra përmbushi periudhën e dënimit me qëndrimin në paraburgim.
Pikëpyetjet e mëdha lindën pas masakrës së 1 majit, nga ku doli edhe Skeda e zezë e Dan Hutrës i cili është autor i një serie të gjatë me krime të tmerrshme, nga përdhunimet e deri te vrasjet e planifikuara.
ILD sqaron se sipas verifikimeve kërkesa e prokurorit dhe vendimmarrja e gjyqtarit për dënimin e Hutrës janë konform me ligjin. Gjithashtu nuk janë konstatuar veprime të magjistratëve që të të lindin dyshime për të nisur një hetim disiplinor.
Po kush është Dan Hutra dhe pse lindën pikëpyetjet për drejtësinë:
Dan Hutra është një njeri i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka një skedë të pasur kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme penale për përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje, në total 20 vite histori kriminale! Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë", i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023. MDan Hutra u kap 7 orë pas masakrës në zonën e Landfillit të Sharrës.
kush inspektor e ka bere sajmut hoxha, ish permbaruesi i deshtuar me mase disiplinore qe ti e bere inspektor? turp dhe Zoti jua shperblefte fiks siç keni bere !
PërgjigjuTe lumte Metani i ILD jeni te shkelqyer....gulcimat e shpirtrat e atyre grave,nenave e motrave ju dalshin ne enderr tere jeten.
Përgjigju