Elidon Kotorri

Vrau 3 veta për hakmarrje 19 vite më parë, lirohet Elidon Kotorri, si i shpëtoi burgut përjetë

8 Gusht 2019, 20:18| Përditesimi: 8 Gusht 2019, 20:22

  • Share

Elidon Kotorri, një personazh i njohur në vitet 2000 ka fituar lirinë pas përfundimit të dënimit.

Ai mësohet se ka lënë qelinë e burgut të Peqinit pasi ka përfunduar dënimin me 25 vite heqje lirie për vrasjen e trefishtë të Andi Hasanit, Sokol Alushit dhe Gazmend Zenelit, ndërsa u plagos Grigor Stefani.

Nga hetimet rezultoi se Kotorri e kreu vrasjen për hakmarrje, pasi në Andi Hasani në vitin 1998 kishte vrarë mikun e tij Elton Zajmi. Kjo dosje ka kaluar në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri dhe shkoi deri në Strasburg.

Pas dënimit të përjetshëm në Shqipëri, Kotorri e dërgoi dosjen në Strasburg, ku kjo gjykatë gjeti shkelje në proces duke e rikthyer për gjykim. Në rigjykim, shkalla e parë në Tiranë pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite, nga të cilat Kotorri ka kryer rreth 20, ndërsa ka përfituar edhe ulje.

Komento

Komente

  • Hajdari: 15/08/2019 21:22

    Po nese heren e pare ishte fenu me burg te perjetshem po ulje denimi pse?m apo ngritje cmimi ulje denimi? Drejtesia shqiptare ua a le denimin familjebe per vetgjyqesi sepse askush nuk e fal kete tipin...fakti qe gjeti gabim proceduraal Strasburgu nuk eshte favor per kriminelin e mosperfillje per viktimat...heren e pare nuk kerkoi gjykim te shkurtuar meqe denimi ishte tjeter, u kujtu heren e dyte...pastaj x 3 djem te ri 19 vjet! 6 vjet burg vlen jeta e njeriut te ne?? Turp per sistemin korriptiv drejtesise se padrejte...shpejt do degjojme krismat...

    Përgjigju
  • Bobi: 08/08/2019 20:49

    Miku i kujt është ky se me duket si emër i njohur

    Përgjigju
    • Bobi: 09/08/2019 15:05

      Cila lufte??

    • >>>: 08/08/2019 23:16

      Rrezik fillon lufta e Tret ,ajo qe do i japi fund

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?