Gjykata e Fierit ka lënë në burg Xhesion Toromenin, autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 19 Gushtit në ambientet e jashtme të një lokali në Kryekuq të Divjakës ku mbeti i vdekur 32-vjeçari Besmir Kumria. Mbi 25 vjeçarin rëndojnë veprat “Vrasja me paramendim” dhe “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Menjëherë pas krimit, autori u largua gjakftohtë në errësirën e natës, por u kap pas disa orë përndjekje nga shërbimet operacionale të policisë së Fierit. Nga hetimet paraprake dyshohet se 25-vjeçari e ka vrarë pasi familjet e tyre kanë patur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat, megjithatë motivet ende mbeten të paqarta.
25-vjeçari deklaroi se Kumri ai kishte dhunuar babain trev ite më parë për një kanal uji. Ai tha se kur e kishte parë 32-vjeçarin nuk kishte duruar dhe e ka goditur në shenjë hakmarrjeje. Besmir Kumria punonte në zonën e Himarës gjatë muajve të verës së bashku me vëllain e tij ndërsa autori për 7 vite nuk kishte shkelur në Kryekuq.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari Besmir Kumria ishte nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.
Komente
