Vrau katër policë, rikthehet burgimi i përjetshëm për Dritan Dajtin! Gjykata e Lartë zhbën vendimin e Apelit që e dënoi 25 vite

11 Qershor, 13:31| Përditesimi: 11 Qershor, 17:23

  • Share

TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Artur Kalaja vendosën të pranojnë rekursin e ish-Prokurorisë për Krime të Rënda që kundërshtoi vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda që e dënonte Dajtin me 25 vite burg pasi pranoi kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar

Dritan Dajti do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë dhe është fajtor për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Arratisja e Dajtit nga gjykata dhe vrasja e 4 efektivëve 

Dritan Dajti  u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes së biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati por ai ishte konfliktuar me disa persona. Ditën kur do niste gjyqi ndaj tjj, Dritan Dajti u arratis në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003. Ai mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, e vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër dhe u largua.

Dajti qëndroi 6 vite në arrati deri më 7 gusht të vitit 2009 kur u ndërmor një operacion për arrestimin e tij. Punonjësit e policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë, kur ndërhynë në zonën e plazhit për ta arrestuar 

Dajti u dënua me 4 vendime të përjetshme pas rreth 280 seancash gjyqësore që zgjatën gati një dekadë. Por, Gjykata e Apelit vendosi të rrëzonte këto dënime dhe ta dënonte Dajtin me 25 vite burg, duke i hapur praktikisht derën e burgut. Kjo vendimmarrje prodhoi reagime të forta deri në nivel ndërkombëtar ndërsa sot Gjykata e Lartë përfundimisht la dënimin burg përjetë për Dritan Dajtin. 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 13/06/2024 00:42

    Jeten zoti ta jep e ai ta merr. Ky bajga ka vra edhe ne 1999 nje ndertues. Se shoh ca komente skandaloze qe e perkrahin per vrasjen e 4 policeve. Do zoti ju vjen dita tju marri biznesin me dhune, tju vej nai gjobe se ashtu i teket apo tju kepusi nai plumb edhe ta kuptoni dhimbjen qe shkaktojne keto lloj bajgash te krimit.

    Përgjigju
  • Iliri: 12/06/2024 16:06

    Ketu te ne cdo gje behet per opinion te tjerve .dritan dajti dhe 25 vjet kishte mar shum se.ato polica kishin shkuar me.arme private por ketu te ne nuk hetohet si duhet dhe bdodh kjo gje te ishte ne cendy tjeter ai as 3 vite burg sdo bente por keshtu esnte lighi te ne cin policat me.arme pa.regjistruar si gansterra dhe pastaj e ka fajin ai qe i vret .ku ta di un kur ti vjen civil

    Përgjigju
  • tiku: 12/06/2024 14:02

    Gjykata e Apelit vendosi të rrëzonte këto dënime dhe ta dënonte Dajtin me 25 vite burg, ajo trup gjykuese nqs eshte akoma ne pune duhet te shkarkohen dhe te hetohen pasuria...plehra gjyqtare

    Përgjigju
  • Iris: 12/06/2024 01:20

    Kjo eshte nje fitore per drejtesine,por me shije te hidhur.Kur shikon nje njeri qe perfundon me burg te perjetshem,nuk mund te mos mendosh, se si mund te kishte qene rrjedha e jetes se tij,sikur te mos i kishte hyre kesaj rruge qe e coi deri ketu.Nuk mund te mos mendosh, qe u desh reagimi nderkombetar (se te popullit nuk e llogarit kush), qe te arrihej ne kete vendim.Nuk mund te mos mendosh, qe u desh Veting per njerezit e drejtesise qe te arrihej te ky vendim.Nuk mund te mos mendosh, se sa rruge e gjate duhet te beje drejtesia e ligjet e saj per t'u reformuar akoma,kur mendon se dje djali i anetares se KLP u denua me ate minimum qesharak pasi grushti i tij i morri jeten nje personi tjeter. Sot drejtesia u vendos,por duke pare historikun e krimeve e veprimeve te ketij personi duhet plotesuar,41-Bis duhet caktuar patjeter per D.Dajtin.Vetem keshtu i vihet kapak kesaj historie /for good/!

    Përgjigju
  • The truth: 11/06/2024 20:45

    Dajti vrau 4 vrases me pagese qe shkuan me arme te paregjistruara per ta vrare pasi moren 1 milion euro nga nje biznesmen sh I fuqishem. Dhe 25 vjet eshte tmerresisht shume kur ishte ne vetmbrojtje te plote.po normal jane hedhur prape thase me euro qe te rrije ne burg nga keta gjasme te fortet qe nuk iu permendet emri. Frike te madhe paska patur ky I forti I shqiperise qe vetem me shtet I mundi keta Luane.po ku I dihet.bota rrotullohet... Le te beje qejf deri ne 8 pa 5

    Përgjigju
    • Sars: 12/06/2024 06:19

      Po degjo perrallat, nuk denohesh kot, ka sa te duash njerez te ndershem qe duan ti japin shpresen ketij vendi. , koplimenti drejtesis per kte vendim. Nese gabon kaq rende duhet te paguash rende.

    • Asdewq: 11/06/2024 23:08

      O aleks te verteten po thot ata ishin kriminela nuk ishin polica..vajten te pasuroheshin policat po moren ate qe meritonin..

    • Aleks: 11/06/2024 21:33

      Ndoshta tè ka harruar Ty. Uroj ta tërheqi kemben zvarre edhe Ty

  • Profesori: 11/06/2024 19:58

    Gjykata e larte e kaloi me sukses proven e goditjes ne zemer te kriminalitetit shqiptar. Nuk piu uje as influenca e Ben Qimes si ne rastin e apelit. Tani 41bis dhe çmontim i bandes qe ka jashte se ju kane hyre te dridhurat. U perpelit si qen duke tallur drejtesine e Saliut dhe e mori ne lule te ballit nga drejtesia e re.

    Përgjigju
    • Tina: 12/06/2024 06:20

      Bravo profesor., .

  • Loran: 11/06/2024 18:08

    Denim si ne kohen e Enverit

    Përgjigju
  • Tironsi: 11/06/2024 17:04

    Po behet gadi helikopteri, skeni pare gje akoma

    Përgjigju
    • Tiranasi: 11/06/2024 20:15

      Ka 15 vjet qe e ben gati helikopterin Po ska me njerez jane ne burg te gjithe sic eshte skema Dhe ato qe mund te ishin kane vdek fatkeqsisht! Keshtu qe rri i qete, se ska me shance Mjafton familja te jetojne mire se lek la bere me shumice me gjoba dhe me dhoro nga vis martini sic e bente me te gjithe Qe donte ti bente shoke.. ju jepte nga 2-5 milion euro Per respekt i thoshte , tkam idhull... Shume respekt per drejtesine shqiptare, Laku po ngushtohet, ta dine dhe ato qe jane jashte si gjoja Kundershtare.. po afrohet fundi per krimin ordiner, Shteti do i marre frenat e cdo gjeje e ben vete mafiozin Ska nevoje per hajdute ordinere dhe kriminele fshatare provincial.

  • Herkuli: 11/06/2024 17:03

    Nje person nuk mund te denohet disa here per te njejtin krim. Pastaj jane bere keta policet gjysem hajdute si ceta partizanesh…

    Përgjigju
    • Saranda: 13/06/2024 18:33

      Jane bere hajdut hajde ti vrasim pastaj????

  • Populli: 11/06/2024 15:40

    Drejtesia jone e re nga nje ane denon Dritan Dajtin qe vrau 4 police qe ishin ne krye te detyres me burgim te perjetshem ndersa nga ana tjeter njeh kryekriminelin vrasesin e Remzi Hoxhes shkaterrimtarin e kombit,themeluesin e firmave piramidale organizatorin e krimeve te vitit 1997 Sali Berisha. Ikni o popull ikni nga ky vend i mallkuar. Sot kane rene SPAKU BKH Sot gjykata e apelit me vendimin qe mori i vuri njollen e turpit tere kombit shqiptar.

    Përgjigju
  • Loku: 11/06/2024 15:24

    Bravo drejtesise

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 11/06/2024 15:22

    Lajm i mire.

    Përgjigju
  • Ani: 11/06/2024 15:22

    Hahahha sa bukur ja futen , ja moren 1.5 milion euro me ja ul 25 vite ,tesh ja futen pak majen hahahahha bravo drejtesia

    Përgjigju
    • Pet.: 11/06/2024 21:55

      @Anisa, ku ka cmim liria moj mike. Paraja e tere botes nuk e zevendeson lirine.

    • @Anisa: 11/06/2024 20:59

      Cfare jete te beje eshte mbrapa hekurave. Eskobari u aratis nga burgu i tij se nuk duroi dot. Denimi i perjetshem ja rrezoi pendet, tani nuk do dije te prese nga do i vije goditja njerezve te tij.

    • Anisa: 11/06/2024 20:17

      Ska prob per 1.5 milion euro Se ka vu gjoba dhe ka marre biznese me dhune Dhe lek nga lojrat e fatit pafund E ben burgun si zoteri , thjesht seshte i lire , Por per lek ska nevoje sa te jeta .

  • populli: 11/06/2024 15:22

    ne burge mose dali kurre mori 4 jete

    Përgjigju
  • Leli: 11/06/2024 14:55

    Urime drejtesise per kete vendim te merituar dhe nderime te rënëve ne detyre!

    Përgjigju
  • foti: 11/06/2024 14:52

    KY duhej varur prej llape...

    Përgjigju
  • Eni: 11/06/2024 13:47

    Bravo.dite e bukur per drejtesine. Ishalla kshu ngelin perjete kush e ka merituar.

    Përgjigju
    • Asdewq: 11/06/2024 14:57

      Perse bravo se vrau kater kriminel cfar polica ishin ata..ata vajten per lek po moren ate qe meritonin..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?