Dritan Dajti

Vrau 4 policë në 2009, Gjykata e Lartë vendos më 4 qershor për Dritan Dajtin! Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë

15 Prill, 13:09| Përditesimi: 15 Prill, 23:50

  • Share

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 4 qershor 2024 kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës, për të rikthyer në dënimin në ‘burg për jetë’ për Dritan Dajtin,  i akuzuar dhe i dënuar për 5 vrasje, mes të cilëve 4 efektivë policie, një plagosje, armëmbajtje pa leje, arratisje, falsifikim dokumentesh dhe vulave si dhe mbajtje pa lejë të uniformës.

Katër policët, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.

Fillimisht Dajti ka qenë i dënuar me burgim përjetë por iu hoq nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Këta tre gjyqtarë firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dajtin, duke argumentuar se sipas ligjit i takon dhe e dënuan me 25 vite burg.

Vendimi është ankimuar nga prokuroria dhe do të shqyrtohet në dhomë këshillimi më 4 qershor 2024.

Relator i çështjes do të jetë Sandër Simoni ndërsa gjyqtar Medi Bici dhe Ilir Panda.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?