Dritan Dajti, foto arkive

Vrau 4 policë në 2009, Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë për Dritan Dajtin, Gjykata e Lartë shtyn seancën, zëvëndësohet gjyqtari

4 Qershor, 11:12| Përditesimi: 4 Qershor, 16:26

  • Share

TIRANE- Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën për rekursin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës, e cila kërkon dënim me burg përjetë për Dritan Dajtin, i akuzuar për një sërë veprash penale. Shkak është bërë zëvëndësimi i njërit prej gjyqtarëve, në vend të të cilit është caktuar Artur Kalaja.

Tre gjyqtarët e caktuar për rekursin e Dajtit ishin Ilir Panda, Sandër Simoni relator dhe Medi Bici.

Për këtë të fundit, Dritan Dajti kërkoi nga Gjykata e Lartë përjashtimin e tij nga trupa e gjykimit për shkak të papajtueshmërisë me funksionin e gjyqtarit në këtë procedim, kërkesë e cila u mor parasysh dhe u vendos zëvëndësimi me Kalajan

Po ashtu sipas tij, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme të njëanshmërisë se tij dhe sepse gjatë ushtrimit të funksioneve ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet dhe rrethanat, objekt të këtij procedimi.

“Perjashtimi i gjyqtarit Medi Bici, nga gjykimi i ceshtjes me nr. 52105-00378-00-2019, per shkak te papajtueshmerise me funksionin e gjyqtarit ne kete procedim. Perjashtimi i gjyqtarit Medi Bici, nga gjykimi i ceshtjes me nr. 52105-00378-00-2019, pasi ekzistojne shkaqe te rendesishme njeanshmerise se tij. Perjashtimi i gjyqtarit Medi Bici, nga gjykimi i ceshtjes me nr. 52105-00378-00-2019, pasi gjate ushtrimit te funksioneve ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet dhe rrethanat objekt te ketij procedimi.”

Kërkesa e Dajtit u pranua nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarja Arbena Ahmeti arsyetoi se Medi Bici nuk rezulton të ketë kryer veprime procedurale më parë. Trupa gjykuese ndërkohë është në proces plotësimi. 

Dritan Dajti u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg.

Ndërkohë, vendimi i dhënë nga pesë gjyqtaret e Apelit, Fuat Vjerdha kryetar, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skender Damini është ankimuar nga Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda, e cila kërkon dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm.

Çështja shqyrtohet sot në orën 11.40 në dhomë këshillimi.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/06/2024 02:02

    /DIFJFJCJF/,jo qe nuk i vendosen gjobe,po kush eshte Dritani qe te mos i vendosnin?! Nje cope kriminel,nje vrases i rendomte eshte.Veprimet e viktimave ishin jo profesionale.Qellimi ishte arrestimi ne befasi,por pa dale zbuluar.Polici i pare hapi deren e makines dhe i kerkoi dorezim dhe morri si pergjigje plumbat,po keshtu tentoi dhe i dyti,pjesa tjeter eshte histori pastaj.Dhe e gjitha kjo ndodhi sepse keshtu jane trajnuar policet tane.Po te ishte policia amerikane,makina e ketij vrasesi do te ishte bere shoshe nga te gjitha anet qe pas vrasjes se pare e ndoshta dhe me perpara,sepse e dinin qe ky ishte nje vrases i rrezikshem e qe levizte i armatosur.Por policet tane i stervisin per te arrestuar hajdute pulash,jo per te arrestuar vrases qe kane lepurin ne bark e trurin e pules ne vend te atij te njeriut.Denimin e perjetshem e ka plotesisht te merituar dhe nuk mjafton,por ky eshte limiti i drejtesise tone.Por ju do te jeni ose ndonje shok,ose i aferm,ose ndonje admirues i tij,ndryshe nuk shpjegohet afiniteti qe perdorni per emrin e tij,/tani/dhe menyra se si flisni per policet dhe ngjarjen ne pergjithesi.

    Përgjigju
  • Shteti: 04/06/2024 12:45

    Minimalisht burgim i perjetshem eshte me e pakta,per mua personalisht duhet te ishte djegur qe kur vrau 4 punonjes te shtetit.

    Përgjigju
    • Difjfjcjf: 04/06/2024 15:49

      Vrau kater bandita jo polica ...vepruan si bandita i vun gjob tanit..po i coj tani mbrapa diellit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?