Dritan Dajti

Vrau 4 policë në 2009,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simon

7 Qershor, 12:48| Përditesimi: 7 Qershor, 17:19

  • Share

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Dritan Dajtit për të përjashtuar nga trupa e shqyrtimit të rekursit të prokurorisë, gjyqtarin Sandër Simoni, me argumentin se gjatë ushtrimit të funksioneve ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet dhe rrethanat ndaj procesit të tij.

Gjyqtari Enton Dhimitri e rrëzoi kërkesën e caktoi masë administrative ndaj Dajtit me vlerë 10 mijë lekë.

Në Gjykatën e Lartë pritet të vendoset në 11 qershor nëse do të pranohet apo jo rekursi i prokurorisë së krimeve të rënda në atë kohë, që kërkon rikthimin e burgut përjetë për Dritan Dajtin, vrasësin e 4 policisë në 2009-ën në Durrës, i cili në Apel u dënua me 25 vite.

Po me kërkesë të Dajtit, më 4 qershor, u zëvendësua gjyqtari Medi Bici me argumentin se e  gjykuar një herë në 2003-shin, dhe në vend të tij u vendos me short Artur Kalaja.

Dritan Dajti u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg. Ndërkohë, vendimi i dhënë nga pesë gjyqtaret e Apelit, Fuat Vjerdha kryetar, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skender Damini u ankimua nga Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda, e cila kërkon dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm. Gjykata e Lartë do ta shtyjë më 11 qershor shqyrimin e kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që kërkon burg përjetë për Dritan Dajtin. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Malo: 07/06/2024 16:22

    Nese i mbeten denimet me te perjetshem mund te themi qe ka drejtesi te re.Ne te kundert po iu la 25 drejtesia RIP

    Përgjigju
  • Real: 07/06/2024 13:12

    Drejtwsia e re eshte ne prove me rastin e ketij krumine. Jo vetem te perjetshem por urgjent dhe 41 bis dhe konfiakim pasurie. Po u keput koka keshtu, banda w ketij jashte shpartallohet kollaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?